LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sipërmarrësi miliarder jep 5 parashikimet e "egra" për të ardhmen, duken të pabesueshme

11 Shkurt 2018, 09:44, Kuriozitete CNA

Elon Musk është një sipërmarrës miliarder, por tejet individualist dhe shquhet për parashikimet e tij të egra.
Parashikimi i fundit i drejtuesit të Tesla erdhi para disa ditësh, si pjesë e njoftimit për një marrëveshjeje të re me pagesë, e negociuar për kompaninë e makinave elektrike ? Musk do të paguhet vetëm nëse Tesla godet objektivat e egra të kapitalizimit të tregut dhe operacioneve.

Musk tha për Andrew Ross Sorkin të CNBC dhe ?The New York Times?:

Aktualisht shoh potencialin e Tesla për t?u bërë një kompani triliona dollarëshe brenda 10 viteve?
Sorkin nënvizon se, Tesla vlen sot 59 miliardë dollarë. Nëse Musk do të rriste Tesla-n deri në objektivin e 650 miliardë dollarëve, siç e përshkruan në planin e tij të pagesës, 350 miliardë dollarët e parashikuar nga vetë Musk ? do ta bënte shoqërinë e makinave elektrike një nga pesë kompanitë më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, sipas vlerësimeve aktuale, ? tha Sorkin. Edhe kapitalizimi i tregut prej 650 miliardë dollarësh është ?një shifër që shumë ekspertë vështirë se do ta besonin?, ? shkruan Sorkin.

Por, pas ?bastit? miliarda dollarësh të Musk, le të hedhim një vështrim më poshtë te disa nga parashikimet e tjera ekstreme që ai ka bërë në vitet e fundit.

QEVERISË DO T?I DUHET TË NA PAGUAJË PËR TË JETUAR
Sipas Musk, automatizimi që po afron falë robotëve dhe Inteligjencës Artificiale (IA), zëvendësimi i vendeve të punës për punëtorët me kualifikim të ulët do të jetë i shpejtë dhe ekonomia nuk do të jetë e përgatitur. Ai parashikon një zgjidhje.

Musk, duke iu referuar programeve përmes të cilave qeveritë iu japin qytetarëve të tyre një shumë mujore, pavarësisht punësimit,shprehet:

Ka gjasa të mëdha që ne të përfundojmë me të ardhura bazë universale ose diçka e ngjashme, për shkak të automatizimit. Unë nuk jam i sigurt se çfarë do të bënte dikush tjetër. Mendoj se e njëjta gjë do të ndodhte. Avantazhi i gjithë kësaj? ?Njerëzit do të kenë kohë për të bërë gjëra të tjera, më komplekse, më interesante. Sigurisht do të kenë më shumë kohë për t?u zbavitur.?
2. ROBOTËT DO TË JENË NË GJENDJE TË BËJNË GJITHÇKA MË MIRË SE NJERËZIT

Para Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve Musk ka thënë:

Robotët do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka më mirë se ne ? Dua të them, më mirë se të gjithë ne. Nuk jam i sigurt saktësisht se çfarë të bëj për këtë gjë. Ky është me të vërtetë problemi më i frikshëm për mua, kur të gjej zgjidhjen do t?jua tregoj. Transporti do të jetë një nga industritë e para që do të bëhet tërësisht autonom. Kur them gjithçka ? robotët do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka, pa përjashtuar asgjë.”
3. IA DO TË JETË NJË KËRCËNIM PËR QYTETËRIMIN

Musk vazhdimisht ka shprehur shqetësim rreth potencialit të Inteligjencës Artificiale për t?u bërë e rrezikshme nëse nuk kontrollohet.

Elon Muska është shprehur:

Unë jam i ekspozuar ndaj IA më të avancuar dhe mendoj se njerëzit duhet të jenë me të vërtetë të shqetësuar nga kjo. Inteligjenca Artificiale është një rrezik i madh për qytetërimin në atë mënyrë që aksidentet e makinave, rrëzimet e aeroplanëve, drogat e gabuara apo ushqimet e këqija nuk ishin ? ato ishin të dëmshme për një grup individësh brenda shoqërisë, natyrisht, por ato nuk ishin të dëmshme për shoqërinë në tërësi. Musk është një përkrahës i rregullimit proaktiv të Inteligjencës Artificiale. Në gusht, ai shkroi në rrjetet sociale një paralajmërim se Inteligjenca Artificiale është ?shumë më tepër rrezik sesa Koreja e Veriut?.
4. JETESA NDËRPLANETARE DO TË BËHET REALITET DHE MUSK DO TË KRIJOJË KOLONI NË MARS

Musk thotë se SpaceX do të dërgojë raketën e saj të parë në Mars në vitin 2022. Megjithëse ai pranon se është një datë ambicioze, ?ndihem mjaft i sigurt se mund të ndërtojmë anijen dhe të jemi gati për nisje për afërsisht pesë vjet?, tha Musk, gjatë Kongresit Ndërkombëtar Astronautik në Adelaide, Australi, në shtator 2017.

Ai thotë:

Pesë vjet duket një kohë e gjatë për mua.”
Raketat e para do të lëshohen vetëm me ngarkesë, pastaj kur orbita e Marsit dhe e Tokës të sinkronizohen përsëri në 2024, Musk thotë se do të shkojë një raketë me ekuipazh.

Eventualisht, me misione të mëtejshme, ekipet do të ndërtojnë qytete në Mars:

Me kalimin e kohës, do të ndryshojmë Marsin (derisa të ngjajë me Tokën) dhe do ta bëjmë një vend më të mirë.?
4. NJERËZIT DO TË JENË NË GJENDJE TË FLUTUROJNË KUDO NË TOKË NË MË PAK SE 30 MINUTA

Në fjalën e tij në IAC në Australi, Musk paraqiti një përdorim alternativ për raketat e tij të Marsit: Fluturimet komerciale ultra të shpejta në Tokë.

Ai shprehet i vendosur:

Nëse ndërtoni një anije që është e aftë të shkojë në Mars, çfarë ndodh nëse e merrni këtë anije dhe shkoni nga një vend në tjetrin në Tokë. E studiuam këtë gjë dhe rezultatet janë mjaft interesante. Pjesa më e madhe e asaj që njerëzit i konsiderojnë si udhëtime me distanca të gjata do të përfundonin në më pak se gjysmë ore?, thotë Musk. ?Dhe nëse po ndërtojmë këtë gjë për të shkuar në Hënë dhe në Mars, atëherë pse të mos shkojmë në vende të tjera në Tokë gjithashtu?”
Raketa mund të shkojë nga Nju Jorku në Paris për 30 minuta dhe nga Honolulu në Tokio për 30 minuta, thotë Musk. Nga Sidnej në Singapor, udhëtimi do të zgjaste 31 minuta, shkruan “Monitor”./CNA

Lajmet e fundit nga