Connect with Us

Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

Kryesore

Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të zbatohet me urgjencë reforma në drejtësi dhe të luftohet korrupsioni. Në raportin e tij më të fundit për Shqipërinë, fondacioni “Heritage” e sheh si problem serioz korrupsionin në vendin tonë. “Heritage” është një fondacion konservator amerikan, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në vendimmarrjet politike në SHBA. Ky fondacion organizon studime mbi çështjet socio-ekonomike për vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në raportin e fundit të siguruar nga gazeta vihet theksi kryesisht tek sistemi gjyqësor, i cili, sipas fondacionit “Heritage”, është i korruptuar. Më tej preket edhe aspirata e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, e cila në raport kushtëzohet nga zbatimi i reformës në gjyqësor. Pra, amerikanët po kërkojnë që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe zyrtarët e përfshirë në afera të japin llogari për krimet e tyre, në mënyrë që Shqipëria të zhvillohet. “Korrupsioni i kudondodhur, më i dukshëm në gjyqësor kufizon ndjeshëm llogaridhënien e zyrtarëve qeveritarë. Sistemi gjyqësor që sipas Kushtetutës duhet të jetë i pavarur, është objekt i presionit politik, intimidimit dhe burimeve të kufizuara. Shqipëria kërkon të bashkohet në BE, por nuk kualifikohet dot pa zbatuar reformat gjyqësore të kërkuara nga BE”, thuhet në raport.

 Po ashtu, fondacioni “Heritage” ka përfshirë në raportin e tij edhe lirinë ekonomike në vendin tonë. Sipas raportit, në përgjithësi ka një rritje shumë të ulët të lirisë ekonomike në Shqipëri, duke marrë shkas nga përmirësimet në çështjet fiskale. Gjithashtu aty nënvizohet se hapa para janë bërë edhe në reduktimin e varfërisë dhe shtimin e të ardhurave, por shtohet se pavarësisht progresit, Shqipëria ka ende shumë nevojë për reforma dhe zbatimin e tyre. “Pikavarazhi i Shqipërisë për lirinë ekonomike është 64.5, duke u renditur e 65-ta në indeksin e vitit 2018. Në total ka një rritje prej 0.1 pikë, pas përmirësimeve në çështjet fiskale, të cilat kanë kompensuar pikët e ulëta në efektivitetin gjyqësor, treguesit e barrës së taksave dhe rënien në lirinë e biznesit. Shqipëria renditej e 32-ta mes 44 vendeve në rajonin e Evropës, me pikavarazh më të ulët se mesatarja e rajonit, por më e lartë se mesatarja botërore. Tranzicioni i Shqipërisë në sistemin e hapur ekonomik është ndihmuar nga puna e ristrukturimit, duke shënuar progres në reduktimin e varfërisë dhe shtimin e të ardhurave. Por megjithë progresin, nevojiten më shumë reforma, veçanërisht në fushën e rendit ligjor dhe për inkurajimin e zhvillimit dhe lirisë ekonomike”, shpjegohet në raport.

Ndërtimet e reja

LEXO EDHE:  Shembet mbikalimi i këmbësorëve/ Dhjetëra ambulanca në vendin e ngjarjes (video)

Një tjetër pikë e trajtuar nga fondacioni amerikan janë edhe ndërtimet e reja në vendin tonë, të cilat sipas raportit, janë ndihmuar nga rihapja e lejeve të ndërtimit. “Në 2016, ndërtimet e reja u ndihmuan nga rihapja e lejeve të ndërtimit. Rregullacioni dhe ligjet e aktivitetit të biznesit ndryshojnë shpesh, pa asnjë pjesëmarrje nga komuniteti i biznesit. Qeveria ka liberalizuar sektorin e energjisë në 2017 duke i lejuar bizneseve të blejnë energji elektrike me çmime tregu, në vend që të blejnë me detyrim nga autoriteti shtetëror i shpërndarjes. Tregtia është e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë; vlera e përbashkët eksport-import arrin në 74 për qind të GDP. Tarifa e aplikuar është 1.1 për qind”, përfundon raporti./Mimoza IBRA /Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore

Drogë e fshehur në zarf/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ U kapën me hashash dhe kokainë

Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu gjet në kuzhinën e banesës së tij, në Romë një zarf me 26 gramë kokainë.

Në pranga u vu shtetasi N.J., 23 vjeç i cili  vëzhgohej prej një kohe të gjatë nga autoritetet italiane.  Droga dhe materialet e tjera paketuese iu gjetën pas një sërë kontrollesh në banesën dhe lokalet që frekuentonte shqiptari.

I riu ëshë dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit ‘’La Costarelle’’, ku do të përgatitet për të dalë në gjyq për akuzën e trafikut të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor

Edi Rama, Alex Soros, George Soros

ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

LEXO EDHE:  Nuk hoqi tarifën ndaj Serbisë/ SHBA ndëshkon Kosovën

LEXO EDHE:  Nuk hoqi tarifën ndaj Serbisë/ SHBA ndëshkon Kosovën

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsi

oni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./VOA

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Hetimi i Ilir Metës/ Fatmir Mediu injoron deputetët

Publikuar

-

Nga

 Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë pjesë e të intervistuarit në “Ditarin” e televizionit “A2-CNN”, ku si temë diskutimi ishte dalja e presidentit Ilir Meta, paraditen e sotme, përpara trupës së Komisionit Hetimor parlamentar.

Ndërsa e ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit, Mediu ka injoruar deputetët pjesëmarrës në aktin e marrjes në pyetje të Ilir Metës, duke i etiketuar si shërbetor të verbër të urdhërave politik etj.

“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës. Ku objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri. Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”, , ka deklaruar Fatmir Mediu./CNA.al.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: