Përdoruesit e Snapchat të xhindosur me përditësimin e ri - CNA
Connect with us

Teknologji

Përdoruesit e Snapchat të xhindosur me përditësimin e ri

Publikuar

-

Snapchat po lëshon një përditësim të ri të diskutueshëm në Britaninë e Madhe që ndryshon tërësisht dizajnin e aplikacionit.

Përditësimi ka shkaktuar zemërim në mesin e përdoruesve të Snapchat, pasi bën ndryshime gjithëpërfshirëse në pothuajse çdo pjesë të aplikacionit.

Aplikacioni ende hapet në kamera si më parë, por shumica e veçorive të tjera janë riorganizuar. Për shembull, nëse bëni swipe në të majtë zbulon faqen ‘Miqtë’ që ju lejon të shihni bisedat me miqtë, por gjithashtu të gjitha story-t e tyre në Snapchat.

Paneli i Miqve është gjithashtu i përgatitur në bazë të një algoritmi që rendit miqtë tuaj në varësi të atyre me të cilët ju flisni më shumë.

Historia juaj tani menaxhohet përmes faqes tuaj të profilit dhe ‘Grupi i bisedave’ automatikisht do të marrë historinë e tyre të grupit.

Harta Snap ka lëvizur gjithashtu, dhe tani shfaqet në faqen Zbulo./CNA.al

 

Life Style

Facebook po ndihmon ekstremistët për sulme, Mark Zuckerberg në telashe

Publikuar

-

By

Mark Zuckerberg është padyshim një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo problemet me të cilat po ndeshet nuk janë të pakta.
Së fundmi atij do t’i duhet të dalë përpara ligjvënësve të BE-së për të diskutuar impaktin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë europianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në internet, por kjo mendohet se mund të ishte shumë e dëmshme për Zuckerberg.

Sipas komisonierëve evropiane, atij do t’i duhet të japë shpjegime më të hollësishme për çështjet e algoritmeve që vendosin në objektiv audienca të caktuara, si dhe të manipulimit politik dhe për marrëdhënien e Facebook-ut me firmën “Cambridge Analytica”.

Facebook i dha kompanisë britanike të dhënat e miliona amerikanëve dhe evropianëve, të cilat u përdorën më vonë për qëllimet e fushatave elektorale. Kompania Facebook nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse do të zhvillohet takimi i zotit Zuckerberg me ligjvënësit e BE-së.

Themeluesit të Facebook pritet t’i drejtohen pyetje edhe rreth arsyeve pse Facebook ende për përdoret nga ekstremistët si një mjet ndërlidhjeje dhe rekrutimi. Gjatë javëve të fundit, vëmendja ndaj Facebook-ut ka qenë më tepër e përqëndruar tek aspekti i përgjithshëm i menaxhimit të të dhënave të përdoruesve, por analistët paralajmërojnë se ky rrjet i mediave sociale po mundëson një rrjet social vdekjeprurës dhe se nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë gjë.

Në një deklaratë të Projektit Kundër Ekstremizmit (CEP) thuhet:

Praktikat e menaxhimit të Facebook-ut mund t’u kenë shërbyer synimeve për ndërlidhje të terroristëve. Konstatimet tona hedhin poshtë rregullisht pretendimet e Facebook-ut se moderon përmbatjen në rrjet. Këtë javë, u gjet një video e prodhuar nga grupi mediatik pro-ISIS, Al Taqëa, ku ka pamje të sulmeve në Perëndim dhe thirrje për dhunë të mëtejshme duke i inkurajuar njerëzit që të sulmojnë civilët dhe që ‘t’i vrasin ata me të gjitha mënyrat apo metodat.Në mbarë botën, gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, ka një rritje të ndjeshme të aktivitetit të militantëve në mediat sociale… Aplikacionet e mesazheve të kriptuara, siç është edhe aplikacioni WhatsApp që është në pronësi të Facebook-ut, janë mekanizma të mirënjohura që përdoren nga terroristët për të komunikuar, për të ideuar dhe planifikuar sulme, një praktikë që tragjikisht po vazhdon.”

LEXO TE PLOTE

Life Style

Krijohen bateritë që furnizojnë me energji një qytet të tërë

Publikuar

-

By

Tesla ka zhvilluar projektin e fundit të baterive në shkallë të gjerë që lidhet me stabilizimin e sistemit elektro-energjitik.

 

 

Sistemi nga Tesla është vënë në funksion në qytetin belg Terhils dhe përbëhet nga bateri Powerpak me fuqi prej 18.2 megavat.

Qëllimi kryesor i këtyre baterive është të ruajnë energjinë elektrike kur prodhimi është i madh.

Sistemi i baterive duhet të reagojë ndaj ndryshimit të frekuencave të energjisë elektrike në një afat 100 herë më shpejt se sistemi klasik që prodhon energji nga karburantet e fosileve.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Projekti që do të shpëtojë njerëzimin/ Qytet-shteti lundrues

Publikuar

-

By

Sipas kuptimit tradicional, një shtet është një organizatë politike me një qeveri qendrore që ka monopolin dhe legjitimitetin për të ushtruar edhe forcën brenda një territori gjeografik të mirëpërcaktuar dhe të njohur nga shtetet e tjera.

Por, ky koncept mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt, ose të paktën këtë synon që ta bëjë qeveria e Polinezisë, që ka dalë me një projekt për të ndërtuar një “komb-shtet” lundrues brenda vitit 2022.

Ideja ka gjetur mbështetje mes akademikëve vendas dhe të huaj, ndërsa pjesë e financimit për ndërtimin e kombit lundrues është bërë edhe Peter Thiell, themeluesi i PayPal. Ai ka vënë në dispozicion për realizimin e këtij projektit 50 mln dollarë.

Puna ka nisur dhe Nathalie Mezza-Garcia është njëra prej shkencëtarëve që po merret me jetësimin e projektit.

“Ishulli lundrues do t’u përshtatet influencave gjeografike dhe rregullave tregtare e të lundrimit dhe një ditë mund të shndërrohet në një vend për të zhvendosurit si pasojë e ndryshimeve klimatike”, thotë ajo.

Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese, të pajisur me motorë të fuqishëm që do t’i mundësojnë asaj lëvizjen nëpër oqeane. Energjia do të jetë kryesisht e rinovueshme diellore, ndërsa ligjet e qeverive të huaja nuk do të funksionojnë, madje nuk do të ketë as para fizike, por vetë kripto-monedha, ky zyrtarja do të jetë “Vayron”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Kryesore Show Biz11:02 - 21 May, 2018

Eli Fara feston sot ditëlindjen, e bija emocionon me foton intime dhe dedikim e ëmbël

Eli Fara është një ndër këngëtaret shqiptare me të cilat natyra është treguar shumë bujare. Pavarësisht se vitet ikin, ajo...

Kryesore Show Biz11:02 - 21 May, 2018

Foto/Dua Lipa ngriti peshë publikun në ndarjen e çmimeve Billboard Music Awards”

Mbrëmjen e kaluar, në Las Vegas, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards’ pjesë e së cilës...

Aktualitet10:59 - 21 May, 2018

Alibeaj “injoron” Krimet e Rënda/ Zbulohet vendndodhja e deputetit demokrat

Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj si dhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi ishin thirrur sot nga prokuroria...

Kryesore Show Biz10:53 - 21 May, 2018

E kuruar deri në detaje, por Alketa Vejsiu në shtëpi rri me pizhama të grisura

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Me elokuencën e saj, por edhe me pamjen...

Aktualitet10:48 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë deklaruan te Krimet e Rënda

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji bashkë me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, janë paraqitur sot në...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Pamja e Meghan Markle mahniti gjithë botën, por ja sa kohë është dashur për të rregulluar flokët e saj

Meghan Markle u quajt një nuse “e mahnitshme” nga fansat e shumtë të familjes mbretërore. Modeli i saj i flokëve...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Shfaqet vëllai i Sokol Ballës/Ja çfarë ka thënë për moderatorin

Sokol Balla është një ndër gazetarët më të suksesshmë në media. Por padyshim që askush nuk e njeh vëllain e...

Aktualitet10:26 - 21 May, 2018

“Unë nuk jam Ervin Salianji”/ Deputeti i video-skandalit erotik mohon identitetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda,...

Kryesore Show Biz10:25 - 21 May, 2018

Majk nuk uron të birin për ditëlindje, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?”

Ditën e djeshme ka festuar një vjetorin e parë, Roani, djali i reperit të njohur Majk dhe ish-partneres së tij...

Aktualitet10:12 - 21 May, 2018

Qeveria e Fahri Balliut

Prej pesë vitesh, kemi ditur qeverinë “Rama”, apo qeverinë “Rama-Meta”. Më përpara kemi njohur qeverinë “Berisha-Meta” apo qeverinë “Berisha”, qeverinë...

Kryesore Show Biz10:10 - 21 May, 2018

Gruaja i bëhet xheloze për Eli Farën, Bujar Qamili: Ka të drejtë!

Këtë javë i ftuar në studin e emisionit “Thumb” nga Aulona Musta  dhe Fatma Haxhialiu ka qenë këngëtari i mirënjohur...

Aktualitet10:06 - 21 May, 2018

Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda?/ Ardi Veliu me urgjencë në zyrën e Prelës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve...

Life Style10:00 - 21 May, 2018

Facebook po ndihmon ekstremistët për sulme, Mark Zuckerberg në telashe

Mark Zuckerberg është padyshim një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo problemet me...

Kronika09:57 - 21 May, 2018

Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës...

Kryesore Show Biz09:50 - 21 May, 2018

Dietat e vipave, Blerina Bombaj: “Aurela Gaçe ishte nazelie, por…”

Kur vjen puna te ushqimi na duhet të pranojmë se të gjithë jemi paksa nazelinj. Ama, kurioziteti është më i...

Aktualitet09:50 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi me vëllain e Xhafajt/ “Krimet e Rënda” në aksion

Gazetari  Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai...

Aktualitet09:38 - 21 May, 2018

Kokaina në Gjermani/ Zbardhet skema e veprimit të 13 shqiptarëve

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të...

Kryesore Show Biz09:35 - 21 May, 2018

Bujar Qamili qejfli femrash: Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë!

Këtë javë Bujar Qamili ka qenë i ftuari i Aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” . Këngëtari i njohur ka...

Sociale09:29 - 21 May, 2018

Peleshi: Festat Lokale, energji per zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bene pjese...

Aktualitet09:22 - 21 May, 2018

Skandalet e njëpasnjëshme/ Qeveria “Rama” drejt rrëzimit?

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se sjelljet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “Xhafaj” tregon...

Sociale09:15 - 21 May, 2018

Sinoptikanët japin lajmin e keq për qershorin, ja si do të jenë ditët

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit. Sinoptikanët...

Kryesore09:12 - 21 May, 2018

Shtypi i ditës, 21 maj 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 21 maj 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Kryesore08:49 - 21 May, 2018

Horoskopi javor, nga 21 maj deri në 27 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Qetësi e plotë do jetë gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet...

Aktualitet08:42 - 21 May, 2018

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët/ Rritet arkëtimi me forcë i gjobave

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve...

Ekonomi08:31 - 21 May, 2018

Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale “Sudja”

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur firmat piramidale falimentuan realisht, por në fakt ato kanë kaluar një...

Kryesore08:26 - 21 May, 2018

Mendoni se erdhi vera?/ Java nis me…

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të...

Aktualitet08:15 - 21 May, 2018

Horoskopi i ditës, 21 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e...

Kuriozitete23:40 - 20 May, 2018

Vullkani Kilauea nuk ndalet/ Pas autostradës llava do mbërrijë në oqean

Aktiviteti shpërthyes i Kilauea, vullkanit që gjendet në ishullin më të madh të Hawaii vazhdon prej javësh dhe duket se...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
United ndaj Newcastle për të konsoliduar vendin e dytë

Një Newcastle që po lufton për mbijetesë do të presë Manchester United në “St. James Park” në javën e 27-të...

Close