LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i PD Vlorë, konfirmon lajmin e CNA.al/ Nuk përjashtuam por zëvendësuam

11 Shkurt 2018, 16:19, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Gramoz Nazëraj ka reaguar pas shkrimit në CNA.al, se në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD-së në Vlorë ishin përjashtuar 3 anëtarë Kryesie.

Në një komunikim me stafin e CNA ai tha se nuk ka pasur përjashtime por, zbatim vendimesh dhe analiza të përgjegjshme për situatën dhe problematikat e degës.

Nazëraj tha se, “Dritan Kokoshi nuk angazhohet në strukturat e PD prej shumë kohësh dhe kjo e konfirmuar nga strukturat e seksioneve dhe grupseksioneve.”

“Asqeri Bulla, gjatë kohës së fushatës elektorale të vitit 2017, braktisi strukturat e PD dhe nëpërmjet këtyre ne kemi konstatuar dhe vërtetuar se ai ka blerë vota për LSI-më”, theksoi Nazëraj.

Në lidhje me përjashtimin e zonjës Mirela Agai, zotri Nazëraj theksoi se ajo prej kohësh i refuzon detyrat e saj, duke refuzuar të drejtojë departamentin në të cilin është zgjedhur.

CNA.al është në pritje të sqarimit zyrtar të PD Dega Vlorë, por në lidhje me komunikimin e sqarimit të Gramoz Nazërajt, ky i fundit indirekt pranon, dhe nuk i quan largime dhe përjashtime por zëvendësime, dy prej të cilëve janë kritikë të fortë të Lulzim Bashës. Ndërsa i treti që largohet sepse ka mbështetur LSI-në, pra Asqeri Bulla, kreu i PD Vlorë, duhet ta dijë se tani Luli me Monikën janë në aleancë. PD dhe LSI janë në dashurinë e tyre të dytë. Pra çdo sqarim apo qëndrim thjeshtë vërteton dhe saktëson më tej atë që ne deklaruam në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD-së Vlorë dje. Hakmarrje primitive me urdhër të Lulzim Bashës, qëndrim arkaik dhe thjeshtë veprime me pasoja të forta elektorale për Partinë demokratike, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e 25 qershorit, ku me listën korruptive të Lulzim Bashës, dhe nën drejtimin e degës të Gramoz Nazërajt, demokratët patin rezultatin më të ulët në 27 vjet. /CNA.al

Skandali/ Basha urdhëron përjashtime në PD-në e Vlorës

Lajmet e fundit nga