LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni në drejtësi/ Gjykata Administrative “masakron” biznesin

11 Shkurt 2018, 15:41, Aktualitet CNA

Gjykata  administrative, e ndërtuar për të zgjidhur në kohë të shpejtë konfliktet mes shtetit dhe biznesit është thuajse e paralizuar.

E paralizuar jo vetëm nga numri i lartë i çështjeve, por edhe nga korrupsioni apo përdorimi i standarteve të dyfishta nga gjyqtarët.

Në fakt, Gjykatat Administrative kanë si qëllim kryesor të mbrojnë komunitetin e biznesit nga arbitrariteti i shtetit dhe institucioneve publike.

Por, në vendin tonë  Gjykatat Administrative sikur janë krijuar për të bërë të kundërtën, për të goditur biznesin dhe për t?iu nënshtruar politikës.

Duke dështuar, kështu në zgjidhjen e kontesteve të biznesit, për të marrë drejtësi në kohë reale.

Sipas Këshillit të Investimeve, shqyrtimi i një dosje parashikohet të kryhet kryesisht për dy muaj, por të dhënat tregojnë se afatet shkojnë deri në 6 muaj.

Ndërsa ka edhe nga ato raste kur shqyrtimi arrin edhe me një vit.

Këshilli i Investimeve ka përpiluar raportin në bazë të çështjeve që janë shqyrtuar apo që kanë mbetur ende pa u shqyrtuar, përgjatë viteve 2014-2015-2016.

12 mijë çështje të bllokuara janë konstatuar  në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo shifër fakton se ky institucion nuk po e bën realitet qëllimin për të cilin është krijuar.

Sipas raportit, të Këshillit të Investimeve, për shkak të numrit të lartë të çështjeve dhe mungesës së burimeve njerëzore, Gjykata Administrative e apelit nuk arrin të shqyrtojë brenda afateve ligjore konfliktet që presin zgjidhje.

Në shumë raste kompanive shqiptare, madje u refuzohet aksesi në drejtësi, siç është rasti i apelimeve për vendimet e Komisionit të Apelit në Drejtorinë e Tatimeve apo atij të Doganave.

Sipas raportit, për të parën biznesit i janë pranuar vetëm 2 për qind e apelimeve ndërsa për atë të doganave vetëm 4 për qind.

Por vonesat në gjykim nuk janë problemi i vetëm me të cilin përballen bizneset në këtë gjykatë. Raporti  i Këshillit të Investimeve, thekson se e vënë nën presion nga numri i lartë i çështjeve, për të kapur afatet ligjore, shpesh gjykata merr vendime me një cilësi të dyshimtë.

Sipas Këshillit të Investimeve, kjo përforcohet edhe nga një tregues tjetër, që është vendimmarrja e dukshme në favor të shtetit.

Natyra e çështjeve që trajtohen kryesisht për biznesin kanë të bëjnë me shfuqizime dhe ndryshime të akteve administrative./CNA.al

Lajmet e fundit nga