LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinoteatër i ri në Maliq/ Peleshi publikon fotot e projektit të përfunduar (foto)

11 Shkurt 2018, 18:27, Kulturë CNA
Kinoteatër i ri në Maliq/ Peleshi publikon fotot e projektit të

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka postuar projektin e Kinoteatrit “Dhimitër Orgocka”.

Në postimin e tij, Peleshi shprehet se ka qenë këmbëngulja e kryetari të Bashkisë së Maliqit, ajo që ka çuar në hartimin e projektit për këtë kinoteatër.

Po ashtu ai ka publikuar edhe një foto me aktorin Dhimitër Orgockës, me mbishkrimin: “Buzëqeshja e Dhimitër Orgockës kur flasim për projektin e perfunduar të Kinoteatrit ?Dhimitër Orgocka? të Maliqit ?.”

Postimi i Peleshit:

Buzëqeshja e Dhimitër Orgockës kur flasim për projektin e perfunduar të Kinoteatrit ?Dhimitër Orgocka? të Maliqit ?.
Një projekt fantastik i DeaStudio, pas këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë Gëzim Topçiu, që na ngarkon me detyrën e gjetjes së financimit për ta jetësuar sa më shpejt. Ky projekt mund të bëhet ankora e zhvillimit social të një bashkie me shumë potenciale. /CNA.al

Lajmet e fundit nga