Connect with Us

Kadri Veseli: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kosova & Rajoni

Kadri Veseli: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, HINA, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci. Veseli ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate Hina, ku ka folur për dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale, Ushtrinë e vrasjen e Ivanoviçit. Gjatë kësaj interviste i pari i Kuvendit është pyetur nga gazetarët kroatë, për mundësinë që Specialja t’i akuzojë ish-komandantët e UÇK-së që tani janë liderët e Kosovës.

“Ne e dimë se kush ishte agresori dhe kush viktima. Por Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare”, ishte përgjigja diplomatike e Veselit. “Realisht me themelimin e kësaj gjykate ne kemi dëshmuar gatishmërinë tonë për të punuar në këtë drejtim”, ka thënë Veseli. Veseli ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, pasi është një kusht për integrimin evropian të dyja vendeve, që u përcaktua edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së. “Nuk është e arsyeshme që politikanët e moderuar në Serbi të mos jenë në gjendje ta njohin realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por çfarë duhet të bëjmë, është që të lëvizim larg konflikteve me fqinjtë”, ka deklaruar i pari i Kuvendit.

 

Duke folur për dialogun në Bruksel, Veseli është zotuar edhe për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. “Dhe ne kemi vështirësitë tona por jemi të gatshëm për t’i kapërcyer. E respektojmë Serbinë si shtet sovran, dhe jemi të vendosur që qytetarët tonë të çdo komuniteti të jenë të integruar në çdo kuptim”, thotë tutje kryeparlamentari. Veseli në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve në Kroaci “Hina” ka folur edhe për Ushtrinë. Sipas tij formimi i Ushtrisë për një shtet të pavarur është i pashmangshëm. “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe transformimi në forcat e armatosura është proces i pashmangshëm”, ka thënë Veseli.

LEXO EDHE:  "Babalja" në Kosovë: Po më kthyhet në Shqipëri do më vrasin

Ai pohon se ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, dhe do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë Kosovës, transmeton lajmi.net. Veseli thekson se të gjitha veprimet do të merren në koordinim me mbështetjen e Amerikës dhe të NATO-s. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë që vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanvoiq ishte “llogari e brendshme serbe”. “Ky ishte një akt kriminal kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer. Kjo është hera e parë që situata shkakton terror psikologjik të serbëve. Unë nuk paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk është në interes të shqiptarëve dhe serbëve”, shtoi kryetari i PDK-së. Veseli ka premtuar se Kosova do t’i sjellë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. /BW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Krijimi i mediave të reja rrit keqinformimin

Publikuar

-

Nga

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në mediat e Kosovës. Kjo tendencë, sipas Bordit Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX), është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Jeton Mehmeti, autor i raport të IREX-it, në pjesën ku flitet për Kosovën, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se përkundër rritjes së numrit të mediave në Kosovë, kualiteti i lajmeve është në rënie e sipër.

Ai thotë se në raport përmenden fakte se dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, janë mjaft prezentë në media, sidomos në vitet elektorale.

“Gjuha e urrejtjes në media është shpeshtuar. Një prej burimeve të mesazheve urrejtëse dhe dezinformatave janë edhe deputetët, të cilët duke u fshehur prapa imunitetit lëshojnë deklarata të paverifikuara gjatë diskutimeve parlamentare, e të cilat pastaj publikohen edhe nga disa media. Edhe sondazhet me qytetarët e Kosovës tregojnë se përhapja e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, janë prej arsyeve kryesore që qytetarët nuk u besojë disa mediave”, thotë Mehmeti.

Faktorët të cilët nxisin urrejtjen kanë ardhur si pasojë e mungesës së burimeve të mjaftueshme, me ç’rast, sipas Mehmetit, një numër i madh i përmbajtjes që publikohet nga mediat ka mungesë të burimeve të shumëfishta të besueshme.

“Shumë raportime janë të bazuara në opinione apo deklarata të vetme të politikanëve apo individëve. Kjo praktikë ka bërë që shumë shkrime të kenë mungesë të kontekstit dhe elaborimit”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, në raport e organizatës thuhet se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte.

Në raportin e IREX-it thuhet mes tjerash se kualiteti i informimit dhe konsumi dhe ndërveprimi me informacionin kanë pranuar pikët më të ulëta, duke theksuar se mediat dhe sektorët e informimit nuk kanë arritur që të plotësojnë në tërësi standardet ndërkombëtare për kualitetin e informimit.

Aty thuhet se mediat online janë rritur shpejt, duke nxitur shumëllojshmëri në kanalet e informimit. Kjo rrjedhje e informacioneve, megjithatë, nuk do të thotë që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë dhe veglat e duhura të edukimit medial. Panelistët e përpilimit të raportit kanë theksuar se këto mangësi i lënë konsumatorët të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme. Megjithatë, panelistët gjithashtu shprehën besimin se keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft prezentë në media.

Pikët më të ulëta nga 20 indikatorët iu dhanë indikatorit Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) në burimet për prodhimin e përmbajtjes, duke lënë të kuptohet se mediat prodhojnë një sasi të madhe të lajmeve pa burime të mjaftueshme. Ky trend është veçanërisht prezent në mediat online, që po rriten në numër dhe që prodhojnë lajme një-burimore.

Krijimi i mediave të reja dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes

Edhe Zekirja Shabani, njohës i mediave në Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rriten.

LEXO EDHE:  Refuzimi i ftesave të Thaçit/ Mustafaj zbulon "lëvizjen e fshehtë" të Albin Kurtit

“Krijimi i mediave të reja përveç anës pozitive që ka me rritjen e pluralizmit medial, po ndikon edhe në rritjen e pakënaqësive ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes. Mediat online, kryesisht ato që nuk kanë as adresë, as gazetar e as redaktor, po shfrytëzohen nga grupet e caktuara të interesit si mjete propagande në çështje politike apo lëmi të tjera”, thekson Shabani.

LEXO EDHE:  Kosove, 20 police jane arrestuar brenda nje viti

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, Ardita Zejnullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha gjetjet e raportit të IREX-it, sa i takon Kosovës, qëndrojnë.

Klimë e rënduar e të bërit gazetari në Kosovë

Ajo thotë se për dallim nga mediat audio-vizuale, ku gjuha e urrejtjes është më pak e pranishme, në mediat online, ajo është shumë prezent.

“Në mediat online kjo dukuri është shumë prezent, pasi ato vet janë subjekt i vetrregullimit, po mendoj nuk ka ndonjë mjet sanksionues për keqinformim ose dezinformim ose për gjuhën e urrejtjes”, shprehet Zejnullahu.

Shabani thotë se Kosova ka ligje të mjaftueshme të cilat do të mund ta rregullonin mirë funksionimin e mediave në përgjithësi.

“Ka nevojë për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore e cila pastaj do t’i mbronte jo vetëm gazetarët e mediat prej tendencave politike ose grupeve të interesit, por edhe palët e tjera që janë cak i mediave. Zbatimi i regullativave ligjore do t’i mbronte edhe qytetarët nga propaganda, shantazhi, e sulmet e tjera nga grupet e interesit përmes të ashtuquajturave media”, thekson ai.

Mediat e pakonsoliduar rrisin agresivitetin

Nga ana tjetër, profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, konsideron se gjuha e urrejtjes në mediat e Kosovës pa përjashtim është e tepruar. Ai mendon se ajo që është duke ndodhur ka qëllimin e përfitimeve të audiencës dhe klikimeve, gjë që sipas tij, ndikon keq në opinionin e gjerë.

“Mediat e pakonsoliduar e rrisin dozën e agresivitet me qëllim që të tregojnë se janë diku. Por, ideja dhe qëllimi është protagonizmi. Janë parë këto debate agresive, pa shije, pa kompetencë, por ky është produkt i një lloj mercenarizmi mediatik, i cili është duke u angazhuar. Tash së voni, në zgjedhjet e përgjithshme, për herë të parë në tregun medial në Kosovë kanë hyrë analistët me pagesë për të agjituar, për të mbrojtur ide dhe koncepte nga më të ndryshmet”, thotë profesori Maloku.

Me qëllim të promovimit të një shoqërie tolerante, respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe të lirisë së shprehjes dhe për parandalimin e gjuhës së shpifjes dhe fyerjes, Kosova ka të miratuar Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes.

Barometri i Informacionit Aktiv nga IREX-i është një studim vjetor që shqyrton mënyrën se si prodhohet, përhapet, konsumohet dhe përdoret informacioni. Organizata jofitimprurëse IREX, me financim të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe priten edhe mutacione të reja të virusit.

Filipçe tha se po shqyrtohet të gjitha mundësitë përfshirë edhe atë që vaksina të bëhet sezonale, ndërsa paralajmëroi edhe masa kufizuese për ata që nuk janë të vaksinuar.

“Priten mutacione të reja në koronavirus, kështu që një nga skenarët e mundshëm, është që qytetarët të marrin një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID dhe gjithashtu mundësia që ajo të bëhet sezonale. Ne do të diskutojmë masat e mundshme kufizuese, duke synuar së pari ata që nuk janë vaksinuar, sepse nuk ka nevojë të vendosim rrezik shtesë njerëzit që janë vaksinuar, duke e ditur se kjo është mënyra e vetme që ne të funksionojmë dhe të kthejmë jetën tonë në gjendjen normale”, tha Filipçe.

Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 530 mijë persona apo rreth 25 për qind e popullatës, prej tyre më shumë 380 mijë apo rreth 18 për qind me dy doza të vaksinës.

Ministri Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë që nga shtatori apo tetori të miratohet masa shtrënguese, para se gjithash për personat që refuzojnë vaksinimin. Masat përfshijnë ndalimin e lëvizjes së tyre në ambiente të mbyllura si dhe në manifestimet të ndryshme kulturore e sportive.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në Kosovë/ 423 të infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Tjetër tërmet/ Pas Shqipërisë lëkundet edhe Kosova

Nga procesi i vaksinimit varet edhe nisja e vitit shkollor. Ministria e Arsimit ka në plan tri opsione për fillimin e vitit shkollor: kthimin e nxënësve në shkolla, mësimin online si dhe mësimin e kombinuar – me prani fizike dhe mësim nga distanca.

Të shtunën Maqedonia e Veriut ka regjistruar 81 raste të reja me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e rasteve aktive në 525 persona në gjithë vendin. Numri i viktimave ka arritur në 5.493.

Sipas ministrit Filipçe, edhe pse numri i pacientëve të diagnostikuar është shtuar ditët e fundit, situata epidemiologjike është mjaft e qetë dhe spitalet po funksionojnë pa presion.

“Nuk ka presion mbi spitalet, as në ambulanca, ku ka një indikacion nëse një pacient është për t’u pranuar apo jo. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Ne po e ndjekim situatën nga afër, edhe pse tani është mjaft e qetë, është e mundur që tendenca e rritjes së infektimeve të vazhdojë”, tha ai./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 70 të prekur në ditë në Kosovë/ Delta sjell valë infektimesh

Publikuar

-

Nga

Mbi 70 të prekur në ditë në Kosovë, Delta sjell valë infektimesh

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të premten u regjistruan 70 raste me COVID-19 dhe të shtunën 92. Ky ritëm i shpejtë infektimesh po ndihet edhe në spitalin infektiv të Prishtinës.

Një nga zyrtarët e klinikës infektive, Arben Vishaj tha se të shtruar janë 19 pacientë dhe fluksi po shtohet. Nga këta 3 janë në mjekim intensiv, ku njëri në gjende kritike. Vishaj deklaroi se 12 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Sipas drejtorit të departamentit të Mikrobiologjisë Xhevat Jakupi, shumica dërrmuese e këtyre pacientëve janë të infektuar me variantin Delta, i cili po shfaq forma të rënda klinike.

LEXO EDHE:  Dialogu në Bruksel/Mogherini takon veç e veç Thaçin dhe Vuçiçin, së bashku në darkë

Prania e variantit Delta, po shton çdo ditë e më shumë numrin e të rasteve të reja dhe shtrimet në spital prandaj autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga sëmundja.

LEXO EDHE:  Refuzimi i ftesave të Thaçit/ Mustafaj zbulon “lëvizjen e fshehtë” të Albin Kurtit

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani, janë injektuar 413 mijë doza gjithsej dhe 137 mijë qytetarë kanë marrë dy vaksina./euronews

LEXO TE PLOTE