LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grindje mes aktoreve të ‘Sex and the City’/ ‘Hipokrite, boll bëre si e mirë’

11 Shkurt 2018, 18:00, Lifestyle CNA
Grindje mes aktoreve të ‘Sex and the City’/ ‘Hipokrite,

Gjithçka që Kim Cattrall dhe mamaja e saj duan, është që Sarah Jessica Parker t’i lërë njëherë e mirë të qeta. Dy aktoret që kanë luajtur bashkë në filmin ?Sex and the City?, madje shfaqeshin si mikesha të ngushta, paskan patur gjithnjë një marrëdhënie problematike.

Në një foto të publikuar në Instagram ditën e shtunë, Kim tha hapur:

?Më pyeti mamaja sot, ?kur do të të lërë rehat ajo hipokritja Sarah Jessica Parker?? Tentativat e tua të vazhdueshme për të komunikuar me mua thjesht më kujtojnë sa e ligë ke qenë atëherë dhe vazhdon të jesh tani. Le të bëjmë diçka të qartë, nëse ende s?e kam bërë. Ti nuk je familja ime. Nuk je shoqja ime. Prandaj po të shkruaj për herë të fundit për të të thënë të mos e shfrytëzosh tragjedinë time për të luajtur rolin e vajzës së mirë.?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sarah Jessica Parker nuk ka komentuar dhe fansat po spekulojnë rreth arsyes që ka shtyrë Kim-in të flasë kaq ashpër, por mendohet se lidhet me një koment të Parker në postimin e fundit të Kim në Instagram, ku njofton vdekjen e vëllait të saj Christopher Cattrall.

?E dashura ime Kim, dashuria dhe ngushëllimet e mia shkojnë për ty dhe familjen tënde dhe vëllai yt u prehtë në paqe. Përqafime,? shkruante aktorja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga