Connect with Us

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina “fluturon” nga ura

Kronika

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina “fluturon” nga ura

Publikuar

-

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një 40-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e makinës, ka përfunduar poshtë urës.

Sipas policisë, mësohet aksidenti ka ndodhur në fshatin Polenë, dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet R.B. 40 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga aksidenti në Elbasan/ 6 të plagosur dhe 1 i vdekur

Policia shprehet se 40-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen disa persona me precedentë penal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Nga grupi hetimor bëhet me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Po ashtu, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për fax neës se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga aksidenti në Elbasan/ 6 të plagosur dhe 1 i vdekur

LEXO EDHE:  Një mandat për Berti Qerosin në Korçë



Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri një 44 vjeçar/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

shkoder

Një 24 vjeçar me iniciale L. K është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka plagosur me armë zjarri për motive të dobta  shtetasin T. P., 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i plotë nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Del fotoja/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua me kallashnikov

Publikuar

-

Nga

Del fotoja e 57 vjeçarit Demir Backa, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me kallashnikov në Fier.

Backa ishte një emër i njohur në Fier, pasi kishte edhe një lokal në qendër të qytetit. 57-vjeçari ditën e sotme në orën 15:00 do të përcillet për në banesën e fundit.

Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga aksidenti në Elbasan/ 6 të plagosur dhe 1 i vdekur

LEXO EDHE:  “Po si na ike në lule të rinisë o Reldi”/ Rrëqeth Erion Kristo: Vdiqe në aksident, kur nuk kishte as makina



Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE