LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen 3 fazat e Vettingut në Policinë e Shtetit/ Të inkriminuarit dalin jashtë, hetim edhe për ish-punonjësit

10 Shkurt 2018, 17:34, Kronika CNA

Ajo që mes radhëve të policisë cilësohet si ?fshesa?, do të jetë një proces që do të evidentojë punonjësit e ndershëm dhe me integritet. Kështu e ka cilësuar zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj procesin e vettingut, i cili do të kryhet në radhët e Policisë së Shtetit.

Vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, po kryhet për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.

Gjithë procesi do të kalojë në 3 faza ku punonjësit nga grada më e lartë deri ata me nivel zbatues do të kalojnë në 3 komisione.

Procesin e vettingut mund ta kalojnë edhe ish-punonjësit e policisë, mjafton që ata të mos kenë qenë të përjashtuar.

Ndërsa për të rinjtë që do të futen rishtas në polici do të duhet që në krye të herës të dorëzojnë dokumentet për pastërtinë e figurës dhe deklaratën e pasurisë.

Po ashtu do të jenë pjesë e një vlerësimi periodik një herë në 3 vjet.

Projektligji i jep mundësinë policëve që të mos i nënshtrohen procesit të vettingut.

Brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji ata mund të japin dorëheqjen me shkrim duke mos iu nënshtruar vetingut.

Ndërsa ata që i nënshtrohen vettingut dhe nuk e kalojnë, do të përjashtohen nga policia dhe do të ndiqen penalisht.

Ndërsa ata që rezultojnë me mangësi profesionale do të trajnohen.

Të gjithë ata që nuk do të mund të kalojnë vettingun kanë të drejtë t?i drejtohen Gjykatës nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

Një proces shumë delikat do jetë verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë. Me ligjin e vjetër për pasurinë jepnin deklaratë vetëm 80 punonjës, ndërsa me ligjin e ri do të japin deklaratë të gjithë.

Për pastërtinë e figurës së punonjësve në të mirë të procesit, përveç informacioneve të ardhura nga agjencitë ligjzbatuese, do të shërbejë edhe informacioni i publikut, të cilët do të plotësojnë një formular të posaçëm.

Sipas Balkanweb Vettingu në polici erdhi si nevojë pas një analize të detajuar që u bë në bashkëpunim me misionet e asistencës policore si, ICITP e PAMECA, të cilat ishin pjese e grupit të punës që hartoi projektligjin e vettingut si alternativën më të mirë për të pastruar Policinë e Shtetit.

Lajmet e fundit nga