Connect with Us

Skandali/ Universitetet private, si firma piramidale

Sociale

Skandali/ Universitetet private, si firma piramidale

Publikuar

-

Pas skandalit të publikuar në media për Universitetin e Tiranës, i cili ende nuk ka dhënë pagat e muajit janar për stafin akademik, ka reaguar kryetari i LDE, (Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë), Arian Galdini.

Galdini në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se “kjo nuk përbën lajm”, pasi sipas tij e njëjta situatë është në pothuajse të gjitha universitetet private.

Ai më tej shkruan se këto Universitete qe funksionojne si ekonomi kriminale mburren me piket e renditjet qe kane mare ne Akreditim.

Sipas Galdinit, jane qindra pedagoge ne keto Universitete Private qe pranojne ti marin pagat 1 here ne 3 muaj e madje edhe ne 5 a 6 muaj, e askush nuk flet.

Gjithashtu ai shkruan se Universitetet Private jane kthyer ne Piramida Financiare, Morale dhe Strukturore.

Postimi i plotë:

Mjaft me hipokrizi!!!
Nga Arian GALDINI

Mjaft!!!

Pedagogeve te Universiteteve Publike iu qenka vonuar paga mujore…
E ky na qenka lajm e me permasa te medha…

Pash Zotin mos na hapni barkun…

A e dini se Universitetet Private funksionojne te gjitha dhe kryesisht keshtu…???

A e dini se pothuajse te gjitha Universitetet Private kane disa lista pedagogesh?

LEXO EDHE:  Arian Galdini: Reflektim për 3 javë betejë qytetare

Disa i quajne te brendshem, disa te brendshem vetem me letra e disa te tjere te jashtem, disa kane emrin si titullare te lendeve e te tjere i japin?

Dhe keto Universitete qe funksionojne si ekonomi kriminale mburren me piket e renditjet qe kane mare ne Akreditim…

Pash Zotin, mos na hapni barkun…

Jane qindra pedagoge ne keto Universitete Private qe pranojne ti marin pagat 1 here ne 3 muaj e madje edhe ne 5 a 6 muaj…
E askush nuk flet…

Te tjera letra i tregohen shtetit e te tjera perdoren brenda…

Keto Universitete Private jane kthyer ne Piramida Financiare, Morale dhe Strukturore..

Hiqen e vendosen stafet si te duan pronaret…

Pronaret injorante e te pashkolle, emerhuazues e kreditore te keqinj te Universiteteve Private i kane kthyer keto tempuj te dijes ne mashtrime luksoze…

Kaq sa po shkruaj eshte veten maja e Piramides…

Doni te protestoni?

Dilni per te verteten…

Jo si agjensi protestash e me te dale ku te dale…

Ejani e le te ulemi e te ngreme ceshtje reale…

Perndryshe kot…
Do bejme zhurme, pedagoget e publikut do i marin pagat e asgje nuk do ndryshoje…./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikja e të rinjve/ 78% e aplikimeve për azil janë të moshës nën 34 vjeç

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.

Të dhënat e Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, tregojnë se që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78% përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.

Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.

E njëjta strukturë konstatohet përgjatë gjithë dekadës së fundit. (shiko grafikun: Aplikimet për azil në Be-27, sipas grupmoshave, 2011-2020). Në total janë rreth 160 mijë të rinj, që kanë kërkuar azil në dekadën e fundit në një nga 27 vendet e bashkimit Europian.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se emigracioni i lartë i të rinjve, i kombinuar me rënien e lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë po ul popullsinë e re aktive në vend. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

LEXO EDHE:  Galdini: Studentët të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e Qeverisë së Integritetit.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

LEXO EDHE:  Arian Galdini:LDE gati për zgjedhjet lokale

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi.

Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Për periudhën 20211 deri në 2020, në total në vendet e BE-27 (pa Mbretërinë e Bashkuar) aplikuan rreth 202 mijë shqiptarë. Rekordi u arrit në 2015-n, me 66 mijë persona, duke shënuar më pas një tendencë rënëse, në 20.4 mijë persona në 2019-n. Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, aplikimet ranë me 66%, por mbetën sërish më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në botë në raport me popullsinë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat afrikane në rritje/ Metereologët japin alarmin

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Territori shqiptar vijon të jetë në prezencën e masave ajrore me origjinë nga Afrika, duke sjellë temperatura shumë të larta. Po ashtu kthjellimet do të mbizotërojnë pjesën më të madhe te vendit, por në zonat malore do të ketë herë pas here ndonjë vranësirë kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbten kostante në mëngjes, por do të vijojnë  të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do të fryejë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Publikuar

-

Nga

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Në emisionin e radhës “Përse” vjen dëshmia e një gruaje që pas 20 vjetësh në një shtëpi “burg”, siç e cilëson ajo shtëpinë e burrit të saj në një zonë në veri, ia ka dalë të marrë divorcin dhe të jetojë në Tiranë.

Gazetari, Mentor Kikia ka intervistuar gruan në kushte anonimati për arsye sigurie, ku ka treguar gjithë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës me bashkëshortin që e dhunonte.

Frika se burri do kthehej shpejt në shtëpi dhe do e dhunonte apo nëse do ushtronte dhunë ndaj fëmijëve, e ka shoqëruar gjatë 20 viteve të martesës.

Dhuna fizike filloi javën e parë të martesës dhe me shpresën se ai nuk do ushtronte më dhunë pas ardhjes në jetë të djalit ajo ka qëndruar për 10 vjet me të, para se të vendoste të largohej.

“Kam qëndruar me shpresën se do ndryshonte pas lindjes të djalit dhe për mamin, e cila ishte e sëmurë nga zemra dhe nuk doja t’i shkaktoja probleme. Katër muaj pas ndarjes nga jeta të saj u largova nga shtëpia e bashkëshortit”, thotë gruaja e dhunuar.

Por sërish vendosi të kthehej me bashkëshortin, pasi familjarët e saj i thanë që t’i jepte një mundësi të dytë me argumentin se ai nuk do ushtronte më dhunë.

LEXO EDHE:  Merkel mëson të numërojë bashkë me Edi Ramën!/ Nga Arian Galdini

Asgjë nuk ndryshoi në 10 vitet e ardhshme, deri kur ajo vendosi t’i dilte për zot vetes.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Edhe njëherë për lavdinë e dhjetorit dhe rënien e dhjetoristëve!

Divorci ka qenë një mendim konstant në mendjen e saj, por kërcënimet e burrit e detyronin të qëndronte. Ndërsa denoncimi në polici ka munguar sepse gruaja pretendon se policia nuk do i zgjidhte problemin por do e lironte në mbrëmje.

Sipas saj, arsyeja se pse bashkëshorti ushtronte dhunë është rritja në një familje, ku babai zihej me nënën e tij dhe vëllai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Vendimin për t’u divorcuar e kishte marrë, pasi ishte e bindur se edhe djali i saj duke u rritur në atë mjedis të dhunshëm do të bëhej si i ati. Me mbështetjen e njerëzve të afërt ajo kërkoi ndihmë në një qendër në Tiranë me fokus te gratë e dhunuara.

“Mos i duroni burrat e dhunshëm. Unë i dhurova 20 vjet nga jeta ime një njeriu që nuk meritonte asnjë ditë” – bëri thirrje ajo./euronews

LEXO TE PLOTE