LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Universitetin e Tiranës/ Pedagogët kërcënojnë me grevë

10 Shkurt 2018, 17:10, Sociale CNA

Stafi akademik i Universitetit të Tiranës ka dalë sot me një deklaratë, ndërsa ka paralajmëruar edhe grevë.

Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga mos marrja e rrogave të muajit janar, Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare, me anë të një deklaratë ka treguar të gjitha kërkesat e tyre.

Ata kanë listuar të gjitha problematikat e krijuara dhe kushtet  e tyre forumi për lirinë akademike dhe autonominë universitare, kërcënon dhe me grevë nëse nuk do të ketë një zgjidhje dhe qeveria nuk pranon të ulet në negociata.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në universitetet publike shqiptare të krijuara nga bllokimi i fondit të pagave nga ana e qeverisë shqiptare  gjë që ka sjellë mosdhënien e pagave për trupën akademike dhe personelin administrativ të universiteteve publike. Një situatë e tillë ka shkaktuar revoltën dhe reagimin e drejtë të dhjetëra profesorëve dhe të personaliteteve më në zë të botës universitare shqiptare. Në shenjë të mirënjohjes për reagimin e tyre si dhe të përgjegjësisë dhe misionit që forumi i ka vënë vetes që prej krijimit të tij në vitin 2007, grupi koordinator i forumit u mblodh mbrëmë vonë dhe pas analizës së situatës së krijuar në universitet vendosi t?i drejtohej kolegëve, opinionit publik, institucioneve të zgjedhura universitare dhe insitucioneve përgjegjëse qeveritare me këtë deklaratë.

Duke parë gjendjen e krijuar në universitet bordi i forumit ka vendosur organizimin e një takimi me pedagogë, studentë dhe nënpunës të administratës së universitetit, ditën e hënë data 12 shkurt ora 10:00, në godinën ?Liria? në Qytetin Studenti,  për të diskutuar dhe marrë vendimet për reagimin e mëtejshëm për çështjet e mëposhtme:

Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme.

Kordinadori i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare

Prof. Assoc. Dr. Mark  Marku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga