Connect with us

Blogu

Qeveria është problemi

Publikuar

-

Dr. Bledar KURTI

Qeveria dhe qytetari

“Qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona. Qeveria është problemi,” ka thënë Ronald Reagan, Presidenti i 40-të i SHBA.

Kjo thënie ka shumë kuptim në vendet me prejardhje anglo-saksone, për shkak të filozofisë së tyre racionale në lidhje me raportin popull-qeveri, por nuk ka kuptim për një vend si Shqipëria e cila historikisht ka qenë e sunduar nga pushtues ose diktatura. Është e habitshme se si vetëm një thënie e tillë bën dallimin midis botëkuptimit perëndimor dhe atij lindor. Perëndimi e sheh raportin popull-qeveri në mënyrë horizontale, pra, populli dhe qeveria ecin paralelisht, ndërsa vendet lindore, sidomos ato ish diktatoriale e shohin këtë raport vertikalisht, qeveria “mbi” dhe populli “nën”, qeveria “lartë” e populli “poshtë.” Në perëndim populli e sheh qeverinë si rival ndërsa këtu tek ne si “Zot” dhe “shpëtimtar.”

Një qytetar perëndimor e quan qeverinë si problemin e vetëm që ka sepse problemet e tjera ai apo ajo i zgjidh vetë; paratë di si ti menaxhojë vetë; shkollën e zgjedh vetë; punën e kërkon vetë; me pushime zgjedh kur të dojë vetë; shëndetësinë e paguan vetë; dhe tokën e tij, që ia ka lënë trashëgimi gjyshi, me aq shumë mund e dashuri, di si ta menaxhojë më mirë se sa një drejtoreshë me shkollim mesatar që e ka caktuar në detyrë partia apo ka njohje me ndonjë figurë politike. Një perëndimor familjar e pa vese ka më shumë besim tek aftësia e vet për ti shpenzuar paratë që ka në xhep apo në bankë se sa tek ndonjë burokrat që vjedh ditën e i lë paratë në ruletë natën.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka bisedë që le jashtë qeverinë. Qeveria, e parë vertikalisht, si Zot dhe Shëptimtar, është subjekt i çdo bisede, çdo ankese, çdo dëshire. Ajo është brenda xhepit, brenda frigoriferit, gjithmonë brenda televizorit, brenda dhomës së gjumit, e madje brenda WC-së kur shtyp butonin e shkarkimit dhe kupton që nuk ka ujë. Qeveria shihet si edukatori i fëmijëve të tu, plotësuesi i nevojave të gruas tënde, i zoti i shtëpisë që ta kanë kënë trashëgimi pridërit apo e blerë me kredi, dhe padroni i jetës tënde.

Sot, ndoshta më shumë se sa çdo moment tjetër në historinë e këtij shteti, shqiptarët e shohin qeverinë si Shpëtimtar për jetën dhe problemet e tyre. Në fakt, ky është gabimi më i madh. Sepse qeveria nuk është zgjidhja, por problemi. Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë, që kur ishe në mitrën e nënës e deri sa të shkosh në grykën e varrit.

Qeveria nuk duhet parë vertikalisht, as si Zot e as si Shpëtimtar. Zot dhe Shpëtimtar është Jezus Krishti, por një grup njerëzish të lindur nga gjaku e mishi, me një nivel arsimi mesatar (me raste edhe elementar) nuk mund të prodhojnë asgjë më shumë se sa një individ i zakonshëm.

Qeveria duhet parë horizontalisht, si një rivale e rreptë e mirëqenies sonë. Duke i paguar taksat dhe më pas duke i kërkuar llogari e bërë përgjegjëse për administrimin e tyre. Duke e paguar me mundin e punës  sonë e duke i kërkuar në shkëmbim, sigurinë, shërbimet civile dhe sociale që i takon të ofrojë.

Në një raport horizontal, qyteari i kërkon llogari qeverisë, por në raportin vertikal shqiptar, siç kemi parë katër vitet e fundit, e do vazhdojmë të shohim edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, qeveria i kërkon llogari qytetarit. Si përshembull: përse nuk bëhesh me zanat në moshën 50 vjeçare sepse punë ka por nuk ka profesionistë? E për çfarë e do këtë degë në universitet, qeveria ka një plan për ty në këtë degën tjetër?! E dokrra si këto. Nëse do përdorej kjo retorikë në ShBA, Angli, Gjermani, etj, qeveria do rrëzohej brenda një ore. Sepse këta popuj e shohin qeverinë në krah të tyre duke vrapuar maratonën e pafundme të rivalitetit qytetar-qeveri të marrjes së kompetencave, ndërsa këtu qeveria e parë si hyjni nga qytetari e meriton të përdhosë dinjitetin e shqiptarëve atje poshtë, shumë poshtë, nga froni i saj i lavdisë në qiej.

Qeveria Neo-Liberale

Në dy dekadat e fundit, bota po sundohet nga fryma dhe filozofia neo-liberale. Kjo frymë nisi paralelisht në universitetet më të njohura të botës, mediat më me zë, organizatat ndërkomëbtare dhe krerët e përzgjedhur të disa qeverive.

Universitetet, sidomos ato amerikane, iu rikthyen filozofisë Marksiste, mediat shpikën konceptin e Lajmit të Rremë (Fake News) organizatat ndërkomëbëtare promovuan diversitetin kulturor, gjinor e seksual, si çelësin e një bote më të lumtur, ndërsa qeveritë propaganduan një qasje të re politike dhe raporti midis qytetarit dhe qeverisë.

Të gjitha këto ishin të koordinuara për të arritur një qëllim: qeveria (ose autoritetet drejtuese) të bëhet zot të jetës tënde dhe padronë të familjes tënde.

U arritën shumë revolucione neo-liberale gjatë këtyre dy dekadave: nisi me revolucionin e spektrit politik e njohur me rrugën e mesme ose përtej të majtës apo të djathtës; më pas me çbërjen e formulës klasike – fëmija është së pari fëmijë i babait e nënës së vet, pastaj atdheut dhe shtetit – duke e bërë – fëmija është i shtetit dhe atdheut e më pas i prindërve të tij duke lejuar kështu që shteti të ndërhynte direkt tek edukimi i fëmijëve, si rrjedhojë duke kontrolluar të gjithë brezat e rinj. Çbënë formulën bazike shoqërore: burrë+grua+fëmijë, duke promovuar mutacione anormale familjare homoseksuale. Kryen pranvera arabe e madje planifikuan edhe pranverën katolike. Dhe së fundmi me Lajmin e Rremë (Fake News) e cila është një mekanizëm sfumimi të së vërtetës dhe një pasqyrë kotësie e cila mer imazhin e rremë të njërës anë dhe e pasqyron si të vërtetë në anën tjetër, duke krijuar kështu një iluzion hipnotik që e mban individin të izoluar brenda një fluske realiteti vitual, dhe shumë larg të vërtetës.

Neo-liberalizmi ka ardhur edhe në Shqipëri dhe qeveria do bëjë atë që i intereson më shumë: të afrojë altoparlantët e saj sa më pranë veshit të qytetarit dhe ti flasë pa pushim brenda kokës së tij, në gjumë apo zgjuar qoftë ai, se sa e mirë është ajo e se sa i paaftë është ai; sa e zgjuar është qeveria e se sa jo profesionist është ai; se sa shumë interesohet qeveria për fëmijët e tij dhe sa injorant është ai për të ardhmen e ndritur të brezave të rinj; se sa shumë e do qeveria tokën e gyshit të tij dhe se sa pak e do ai; se sa netë pa gjumë qëndron qeveria për të zgjidhur problemet e vendit e se sa dembel është ai; se sa e bukur është bërë jeta e shqiptarëve por se sa i verbër është ai për ta parë; se sa shumë janë të mbushura xhepat e tij me para por se sa i marrë është ai që nuk e ndien; sa të bukura janë sheshet, pedonalet, dhe kullat prej betoni por se sa i pasofistikuar është ai që nuk e kupton artin modern; se çfarë plani gjenial ka qeveria  për votën e tij por se sa mangësi ka ai në njohjen e vizionit të Shqipërisë evropiane;  se sa e gjëlbëruar dhe e begatë është Shqipëria por sa mendje të pistë e të mbrapshtë kanë shqiptarët që ëndërrojnë për fusha e magazina me kanabis të njomë e të thatë.

Propaganda neo-liberale promovon fjalët dhe jo punën; ajo promovon utopinë dhe jo realitetin; ajo injekton ëndra sureale dhe nuk plotëson nevojat standarde të një shoqërie. Ajo flet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër duke shmangur përgjegjësinë e brezit të sotëm që ndodhet në kufirin e mbijetesës.

Ajo prodhon frikë dhe njëkosësisht ofron formulën e zgjidhjes së kësaj frike specifike që ka prodhuar vetë. E gjitha për ta bërë qeverinë Zot të jetës së individit. E bëjnë këtë me njerëzit e thjeshtë, e bëjnë këtë edhe me njerëzit e rëndësishëm si përshembull vetë Presidentin e ShBA, Donald Trump që lufton një betejë të përditshme me Lajmin e Rremë (Fake News)

Shqipëria sot ka një qeveri të re. A do jetë ajo mbi qytetarët apo në krah të qytetarëve këtë e vendosin vetë shqiptarët. Janë vetë shqiptarët ata të cilët duhet të zgjedhin ta shohin qeverinë si zgjidhjen e problemeve të tyre apo si vetë problemin. Ata duhet të zgjedhin ti kërkojnë llogari për administrimin e taksave të tyre apo ti binden verbërisht vizionit të një grupi të caktuar njerëzish.  Ata duhet të zgjedhin të bëhen racionalë e të dallojnë produktet me retorikën e një qeverie.

Teksa e gjithë media neo-liberale e poshtëron dita-ditës punën, imazhin, personalitetin dhe familjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump, brenda gjashtë muajve të presidencës së tij, nga periudha Janar-Korrik 2017, ky është bilanci që ai ka: 1 milion vende të reja pune; papunësia më e ulët në 16 vitet e fundit dhe eksportet arrijnë shifrën 194.4 miliardë dollarë, më e larta në 3 vitet e fundit. A është kjo retorikë apo punë? A nuk meritojnë edhe shqiptarët shifra konkrete të cilat indikojnë rritjen e standardit të jetesës?

Vendet e pasura dhe të zhvilluara dallojnë nga ato të varfra e të prapambetura nga fakti se sa kohë shpenzojnë për të folur në publik drejtuesit e tyre. Drejtuesit e vendeve të zhvilluara kanë fjalë pak e punë shumë, ndërsa këtu tek ne fjalë shumë e punë pak. Fatkeqësisht, faji për këtë është i vetë qytetarëve sepse kur nuk ka veshë për të dëgjuar askush nuk do flasë. Ndaj, mos dëgjoni më fjalimet teatrale që ju vijnë nga qielli qeveritar, por jini sovran të jetës suaj, sepse siç e tha Presidenti Reagan “Qeveria është problemi,” ndërsa zgjidhja jeni vetë ju.

 

 

 

Blogu

Çështja Skënderbeu, nuk është koha për të fërkuar duart!

Published

on

By

Nga Julian Hoxhaj 

*Prej ditësh, tashmë është krijuar një situatë aspak normale në futbollin shqiptar. Publikimi i dosjes me 98 faqe, ku dy inspektorë të Komisionit të Etikës në UEFA kërkojnë dënimin me përjashtim të Skënderbeut për një periudhë 10-vjeçare nga garat europiane. Shkaku është dyshimi për rezultate të fiksuara në dhjetra ndeshje nga klubi korçar, si në kampionatin shqiptar, por edhe në Kupat e Europës. Fillimisht publikimi i dosjes u interpretua në forma dhe mënyra të ndryshme, e megjithatë situta vijon të jetë objekt i medias sportive në vend çdo ditë. Telesport iu qëndroi korrekt parimeve bazë të gazetarisë, duke mos u nxituar për publikimin e lajmit pa u qartësuar dhe zbardhur përmbajtja e dosjes, duke i bërë një përkthim korrekt faksimileve të publikuara në media të tjera sportive. Këtë e bëmë padyshim për t`i shërbyer të vërtetës dhe qindra e mijëra sportdashësve që ndjekin çdo ditë lajmet në ekranin e Telesport, por dhe në sajtin www.telesport.al. Konfuzioni tashmë ka kaluar, buja mediatike ka nisur të lihet pas, ndërkohë që protagonistët e ngjarjes kanë filluar të reagojnë për të përgatitur mbrojtjen në organin disiplinor të UEFA-s, ku do të merret dhe vendimi për çështjen e Skënderbeut në javët në vijim.

Kjo ishte një parantezë e asaj që vijon, një qëndrim redaksional mbi situatën. Futbolli në Shqipëri nuk mund të veçohet nga pjesa strukturore e organizmit të shoqërisë, politikës, ekonomisë, gjendjes sociale, botëkuptimit, vizionit apo gjithçkaje tjetër që krijon boshtin e shoqërisë sonë. Për hir të së vërtetës, këtu ka pak përjashtim. Futbolli bën diferencën në disa aspekte, të paktën në nivel ndërkombëtar, ashtu si disa sporte të tjera si: peshëngritja, mundja, atletika etj, me të cilat shqiptarët dhe Shqipëria mund të krenohen. Pjesëmarrja e Kombëtares Kuq e Zi në Euro 2016 ishte një sukses historik, që unifikon zemrën, mendjen, bindjet, besimin, dhe botëkuptimin e çdo shqiptari në një gjë të vetme. Entuziazëm, gëzim, emocion, pasion, kënaqësi dhe mbi të gjitha krenari. Pra, ai sukses ishte pika më e lartë e historisë së sportit shqiptar, duke mos anashkaluar këtu faktin që në shumë sporte vendi ynë ka kampionë absolutë dhe medalistë botërorë. Por futbolli na ka bashkuar, ka thyer barrierat e ndarjes së kombit dhe na ka sjellë më afër me njëri-tjetrin, kudo, në çdo cep të globit ku jetojnë shqiptarë.

Suksesi i Kombëtares u parapri nga Skënderbeu, klubi i futbollit që në sezonin 2015/16 kaloi për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Europa League. Një kompeticion futbolli prestigjoz në Europë, ku marrin pjesë klubet më në zë të ligave të kontinentit. Ky sukses u pasua nga një dënim për Skënderbeun me një vit pezullim nga garat europiane në vitin 2016 për shkak të dyshimeve për fiksim të rezultateve të ndeshjeve. Një vit më pas Skënderbeu rikthehet në garat europiane, madje merr pjesë si skuadra që e mbylli në vendin e tretë kampionatin në Shqipëri dhe arrin të kalojë me sukses katër turet eleminatore të Europa League. Një rekord dhe sukses historik për futbollin shqiptar, teksa në fazën “play-off” arriti të kalojë Dinamon e Zagrebit. Edhe në fazën në grupe ekipi korçar arriti të bëjë paraqitje dinjitoze dhe me pak më shumë fat mund të kishte kaluar grupin. Gjithsesi, sukseset janë të mëdha, ndoshta dhe më të mëdha se sa dyshimet për fiksim rezultatesh. Por, sot të gjitha këto rrezikojnë të bien poshtë, pasi në rastin e një dënimi 10-vjeçar, Skënderbeu humbet shumë, po aq sa humbet dhe futbolli shqiptar.

Nëse Skënderbeu do të dënohet me mospjesëmarrje në garat europiane, padyshim që UEFA do të kërkojë dënim edhe në garat kombëtare. Kështu, Shqipëria do të humbte një prej klubeve më të mira të historisë së saj, një klub që ka krijuar një model të qartë loje dhe mentaliteti në futboll. Një klub që, pavarësisht dyshimeve, sot për sot është trampolina më e mirë për shumë futbollistë dhe talente, që kërkojnë të luajnë në klube europiane. Ka shumë elementë që mund të përmenden, por që nuk është e nevojshme të listohen në këtë shkrim. Shumë klube shqiptare nuk do ta dëshironin dënimin e Skënderbeut, sepse një dënim i mundshëm do të thotë që gara sportive në vend do të bëhej më e dobët, me më pak rivalitet. Nuk janë ditët më të mira të futbollit në Shqipëri dhe mjafton të shohësh praninë e tifozëve në stadiume për të kuptuar situatën. Por, kurrsesi dënimi i një klubi si Skënderbeu nuk do të sjellë aspak një futboll më të mirë, më të bukur, me më shumë rivalitet, me më shumë grintë dhe me më shumë sukses në Europë se tani. Ndaj, nëse ndodhemi përpara (qoftë edhe të një fakti real, pasi deri tani janë dyshime), nuk është koha të kërkojmë penalizim, por është koha për reflektim.

Është koha dhe momenti i duhur për të reaguar, për të ndarë përgjegjësitë dhe me laps e letër për të shkruar rregulla të reja se si do të organizohet gara. Për pastërinë e deritanishme në garat sportive nuk vë kush dorën në zjarr. Por, nga ana tjetër, shembujt ekstrem nuk prodhojnë aspak modele suksesi, përkundrazi, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ndaj sot, pa dashur të marrim krahë dhe qëndrime, futbolli shqiptar ka nevojë për t’u bashkuar, për të krijuar Ligën Profesioniste, pse jo për të krijuar dhe Kupën e Kombit, një kompeticion Shqipëri-Kosovë, që mund të rrisë nivelin sportiv në vend. Pra, para entuziazmit për të ndëshkuar, duhet ftohtësi për të gjykuar rreth situatës aktuale dhe të ardhmes që na pret. Nuk është koha për gijotinë, por për ndarje përgjegjësish nga federata, drejtuesit dhe presidentët e klubeve, deri tek organet ligjzbatuese. Sot futbolli nuk ka nevojë për “koka turku”, por për mbështetje dhe kultivimin e një kulture sportdashëse te brezat e rinj. Ka nevojë për mbështetje në infrastrukturë dhe krijimin e mundësive, që klubet të jenë rentabël, lojtarët të paguhen brenda logjikës së ekonomisë së vendit dhe padyshim klubet të japin më shumë transparencë ekonomike. Ndaj, sot, dënimi i Skënderbeut në këndvështrimin tonë nuk është rasti për t`u gëzuar dhe as mund të thuhet se me këtë dënim futbolli në Shqipëri bëhet më i pastër. Sot, më shumë se kurrë na nevojitet unitet, jo vetëm se nuk është në interes të futbollit shqiptar dënimi i një klubi si Skënderbeu, por sepse një dënim i tillë do të ketë efekte zinxhir, madje të paparashikueshme.

LEXO TE PLOTE

Blogu

Kosova si dashuri dhe shpresë!

Published

on

By

Nga Arian Galdini
Mbërritëm në Prishtinë, pak minuta para se të dilte Rita Ora në skenë.
Si të ndërvarur nga kafeja, u ndalëm më së pari në një bar të vogël për të gjerbur nga një ekspres të shpejtë para se të dilnim në shesh.
Spiro dhe Ylberi përveç kafesë kanë edhe ndërvartësinë fatale me duhanin.
Ia nisa të përsiatja me veten se kemi ardhur në Prishtinë, po pijmë kafenë e të disatë gjatë ditës dhe ndërkohë tymi i cigareve na ka mbuluar si mjegull mendimesh që nuk dihet ç’erëra i sollën mbi kryet tanë.
I them vetes atëherë se kafeja ekspres duket si një ritual perëndimor që ne po e kryejmë, por ndalesat e shumta për të pirë kafe pafund e për të shpenzuar kohë të gjatë nëpër kafene, na përthithin vrulltazi në orientalizëm të pastër.
Kështu jemi ne shqiptarët siç duket, ndërmjetas, ndërkufitarë kulturorë, mes dy botëve, që kafenë na pëlqen ta pijmë ekspres si italianët, por ndjetjen për kafene e duam me orë të tëra si turqit.
Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe apo e kritikueshme.
Është thjesht interesante. Është ajo çka ne jemi.
Me këto lodrime “fastfood filozofie”, u çuam prej kafenesë dhe rendëm drejt sheshit ku po buçiste muzika.
Kishte aq shume njerez ne rruge e shesh saqe te dukej se e gjithe Kosova ishte aty.
U magjepsa nga mënyra sesi lëvizja e njerëzve ndërsa iknin e vinin a shkonin tutje tëhu, nuk shkaktonte kaos e as vështirësi.
Dukej sikur teksa shkëmbeheshin, ata shkriheshin me njëri tjetrin. Asnjë përplasje, asnjë vështirësi, asnjë fërkim, asnjë pengesë, vetëm shkrirje e paqtë.
Mrekulli të tillë kur fizikja dhe shpirtërorja bëheshin njësh, e trupat njerëzorë bëheshin valë, energji dhe përcilleshin tek njëri tjetri, vetëm këtë 17 shkurt, në Prishtinë, kam parë unë.
Papritmas atje lart në skenë Rita Ora ia mori valles së rugovës.
Ky ishte momenti kur e gjithë masa njerëzore në atë shesh, përveçse shkrihej ndër vedi, nisi edhe të ngrihej peshë në ajër.
Gati gati ndjeva edhe unë këmbët e mia të mos preknin më tokë.
Gjaku më vërshoi në çdo dej të trupit dhe e harrova fare konfuzionin e pakmëparshëm identitar që endet mes kafesë ekspres si italian dhe qëndrimit me orë të tëra në kafene si turk.
Ajo shkrirje e njerëzve në lëvizje, ajo brofje në ajër e të gjithëve në atë shesh si një masë e vetme, më zgjoi kushtrimin e shqiptarit brenda meje.
Asnjë konfuzion kultural, nuk ma lëkundi qartësinë e kushtrimit të shqiptarit brenda meje.
Madje as ngjyrat e flamujve të Kosovës, që ishin e valëviteshin ngado, nuk ia dredhuan udhën daljes mbi lëkurën time të kushtrimit të shqiptarit.
Aty në atë shesh, sinkronizimi trupor dhe shpirtëror i të gjithëve ishte veç shqip.
Asnjë konflikt nuk kishte mes ritmikës shpirtërore shqip dhe ngjyrave të flamurit të Kosovës, sepse aty çdo gjë ishte në vendin e vetë për arsyen e vetë dhe si instrument i shkëlqimit të kushtrimit të shqiptarit tek çdokush në atë shesh.
Bashkë me Spiron dhe Ylberin, u zhytëm në atë mrekulli harmonie dhe ndërsa shiheshim në sy, kuptoheshim se ndiheshim njëlloj.
Momenti i fishekzjarreve që u duk sikur zgjati sa një dekadë, u duk sikur shpërtheu aty të gjitha dëshirat dhe aspiratat më të mira e më të ëmbla të njerëzve në shesh.
Në qiell lëshoheshin ëndrra e prej tij binin shpresa.
Kurrë nuk e kisha çuar nëpër mend se 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të kishte të tillë përmasë magjie e magjepsjeje, a thua se po jetësohej ndonjë nga veprat e pashkruara të Gabriel Garsia Markez.
E megjithatë aty kam jetuar realizmin magjik.
Sot, i sapokthyer në Tiranë jam ende nën inercinë dhe pushtetin e përjetimit si personazh i realizmit magjik në Prishtinë.
Nuk po i shkëputem dot asaj qenësie atij përjetimi.
E vërteta është se unë kam nevojë, kam shumë nevojë për Prishtinën për të mos u ndjerë konfuz ne identitetin tim si shqiptar.
Kam nevojë për Prishtinën, edhe që të mos hargalisem e përhumbem në filozofi fastfoodi mes lindjes dhe perëndimit të sinkretuar tek pirja e kafesë.
Prishtina në këtë 10 vjetor të festimeve të Pavarësisë më rizgjoi kushtrimin e shqiptarit.
Prandaj e kam Kosovën si shpresë dhe dashuri, sepse e ndjej se prej atje do të na vijë të gjithëve neve këtu në Shqipëri, zgjimi i kushtrimit të shqiptarit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blogu

Vidhet biçikleta e Kozma Dushit?!

Published

on

By

Haberet e Mitros/ Nga Mitro Çela

VIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUSHIT?!

Para meje një burrë. Me një dorë tërheq biçikletën. Ne tjetrën mba celularin. Dëgjonte muzikë. Kur e parakalove dëgjove një këngë të Kozma Dushit.
Biçikleta dhe kënga u bënë lëndë e parë për një haber.
Kozmanë e kam mik të vjetër. Ka dy gjëra të veçanta. Këngën dhe aftësinë për të treguar. Pa ta dëgjojmë:
-Kisha një biçikletë. “Diamant”. E fortë? Si mushkë italiane. Më bënte punë e flamosura. Çdo mëngjes ja hipja dhe më çonte sakllam në Estradë.
Një ditë. Me diell. Zbrita. E lidha me zinxhir…
Dola nga puna. Biçikleta kishte avulluar. Tek parmaku kishte mbetur zinxhiri i prerë.
-Ke faj,-më tha Skënder Sollaku-Gjithë ajo deli biçikletë, lidhur me zinxhir si gjerdan për çupa?!
-Nga halli bleva një tjetër biçikletë.-Tregon Kozmai. -Gjeta një zinxhir për të lidhur gomerë. Dha rezultat. Për një vit, biçikleta nuk këmbeu pronar.
-Një natë. Pa hënë. E lidha biçikletën me zinxhir rreth nje peme. Futem në punë. Këndova tre këngë. Dola jashtë. Zgurdullova sytë:
-Hajduti kishte prerë pemën, për të marë biçikletëm bashkë me zinxhirin?!
-Hajduti,-Tha Cekja -duhet vlerësuar . Me shumë fantazi në rrëmbimin e sendit?! Mos bëj kallzim në polici! Do ta fyesh rëndë!! /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Aktualitet20:34 - 20 Shkurt, 2018

Ç’mendon Merkel për veshjen me atlete?/ Rama: Më ka bërë kompliment shumë të bukur

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos, u ndal edhe tek dalja me atlete...

Aktualitet18:39 - 20 Shkurt, 2018

Të shumëkërkuar nga policia/ Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Sipas të dhenave...

Aktualitet18:16 - 20 Shkurt, 2018

Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin e vendit Edi Rama. Burime nga...

Aktualitet17:48 - 20 Shkurt, 2018

Dylgjeri: Ne luftojmë me PPP-të, ju luftoni me KKK-të!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, ku ka shpërthyer një debat publik lidhur me...

Reklama
Reklama

Trending