Connect with us

Bota

Pse 2018-ta mund të sjell fillimin e Luftës së Tretë Botërore

Publikuar

-

Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura. Ekspertët e kontrollimit të armëve thonë se pjesa tjetër e botës me të vërtetë duhet të shqetësohet rreth disa prej postimeve të presidentit amerikan në rrjetet sociale

Viti 2017 solli disa sulme të mëdha terroriste, të cilat, të shoqëruara me rritjen e tensioneve në botë dhe me kërcënimin bërthamor që vinte nga Koreja Veriore, rritën frikën nga një konflikt i madh ushtarak.  Pse viti 2018 mund të jetë i rrezikshëm?

Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura. T’i përmbledhim disa prej tyre. Britania votoi për të dalë nga BE-ja dhe tani është duke bërë negociata për ta realizuar këtë. Konflikti në Siri është po ashtu vazhdoi, ku sulmi me armë kimike kundër popullsisë bëri që presidenti amerikan të ndërmerrte një sulm me raketa kundër një baze ushtarake të regjimit.

Më pas, Koreja Veriore vazhdoi me testimet e saj bërthamore. Si përgjigje, edhe Japonia ka bërë ushtrime ajrore dhe ka shpërndarë fletushka se çka të bëjnë njerëzit, në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja Veriore. ISIS është përzënë nga i ashtuquajturi kalifat i tij dhe mbështetësit e tij janë gjithnjë e më të dekurajuar.

Pse Siria konsiderohet si vatër ku mund të fillojë Lufta III Botërore?

Vitin e kaluar, Putini i doli në ndihmë regjimit të Assadit, duke bërë që Rusia të kishte qëndrim të kundërt me Perëndimin. Tensionet arritën pikën kulmore kur të paktën 70 njerëz u vranë me gaz helmues në qytetin sirian Khan Sheikhoun, gjë që bëri që presidenti amerikan të urdhëronte sulmin. SHBA-ja e ka fajësuar Iranin për “provokime alarmante” dhe ka thënë se ku vend paraqet një rrezik më të madh për të shkaktuar luftë bërthamore, sesa Koreja Veriore. Sfera e ndikimit rus është zgjeruar dhe përforcuar.

A mundet ISIS-i ta fillojë një luftë botërore?

Derisa ISIS-i largohet nga qendrat e tij në Siri dhe Irak, pjesëtarët e tij janë të aftë që ta ndërmarrin një kampanjë të tmerrit në botë, ku ekspertët kanë frikë nga sulmet individuale, të “ujqërve të vetmuar”. Rreth 850 njerëz nga Britania dhe Irlanda veriore kishin shkuar për të mbështetur, apo për të luftuar për organizatat xhihadiste në Siri dhe Irak. Rreth gjysma prej tyre deri më tani janë kthyer në Britani, ku edhe gjysma tjetër mund të vijnë pasi që i ashtuquajturi kalifat të shkatërrohet tërësisht këtë vit.

A paraqet Koreja Veriore kërcënim global për paqen?

Sipas një dezertuesi, premtimi i Vitit të ri i liderit Kim Jong-un, ishte që Koreja veriore të bëhet fuqi e plotë bërthamore. Dezertori dhe ish diplomati në Britani, Thae Yong-ho, thotë: “Përderisa të jetë në pushtet Kim Jong-un, Koreja Veriore kurrë nuk do të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, edhe nëse këtij vendi i ofrohen shuma marramendëse parash”. Kim Jong-un ka quajtur liderët amerikanë një grup minjsh të fushave, që përvidhen gjatë errësirës, duke thënë se CIA është përbetuar që ta rrëzojë atë nga pushteti.

A rrezikon Donald Trump ta fillojë një luftë të tretë botërore?

Ekspertët e kontrollimit të armëve thonë se pjesa tjetër e botës me të vërtetë duhet të shqetësohet rreth disa prej postimeve të presidentit amerikan në rrjetet sociale. John Andrews, ekspert i çështjeve ndërkombëtare dhe korrespodent veteran, ka deklaruar se Trump do të jetë një sfidë e vërtetë për diplomatët. Ai thotë se deri më tani kishim vetëm një lider të paparashikueshëm në botë, atë të Koresë Veriore, kurse tani e kemi edhe të dytin, Donald Trump. /Kosova Sot/

 

Aktualitet

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Publikuar

-

By

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e një aksidenti me motor.

Nga të dhënat të bëra të ditura mësohet se viktima është shtetasi Kledis Gixhari 18-vjeç.

Gixhari ndërroi jetë pasi motori me të cilin ishte duke udhëtuar sëbashku me një mikun e tij u përplas me kangjellat e një banese, ndërsa pasagjeri tjetër ka mbetur i plagosuri.

I plagosuri është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Publikuar

-

By

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë mbetur të plagosur  pas daljes së një treni nga hekurudha.

Autoriteti hekururdhor në Taivan ka bënë me dije se treni ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung me 310 pasagjerë, por nuk thuhen shkaqet që shkaktuan aksidentin.

Forca të shumta policore dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndihmuar me nxjerrjen jashtë trenit edhe 30 persona të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Publikuar

-

By

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

E pakënaqur me këtë vendim ka qenë Rusia. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ruse në Shkup, shkruan se pranon Maqedoninë me emrin kushtetues, të vendosur 26 vite më parë. /CNA.al

#Русија ја призна Република #Македонија под нејзиното уставно име пред повеќе од 26 години и својот став не го менува. pic.tëitter.com/fnOuropGEu

— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) October 20, 2018

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Këshilli i Sigurimit të OKB-së propozim-rezolutë për armëpushim në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke e shqyrtuar një propozim-rezolutë me të cilën kërkohet një armëpuhsim 30...

Close