Nga Artan FUGA/ Kryeministri sabotohet nga të tijët – CNA
Connect with us

Kryesore

Nga Artan FUGA/ Kryeministri sabotohet nga të tijët

Publikuar

-

Pedagogët e të gjitha universiteteve publike janë pa rroga në mes të dimrit. Rroga e janarit ka marrë ditë vonese.

Nuk po qaj halle ekonomike. E para sepse kemi mbërrit në një pikë si komb kur halli njerit është gëzimi i të tjerëve. Duket sikur lehtësohesh nga hallet e tua. I papuni, sigurisht do të thotë : Shiheni edhe ju njëherë se çfarë do të thotë të mos kesh bukë t’u sjellësh fëmijëve në shtëpi. Madje jo vetëm i papuni, i pastrehi, lypësi, por edhe ndonjë pedagog apo pedagoge në ndonjë universitet privat thotë me vete: unë kam muaj që nuk marr rrogë, por se mos janë më mirë ata te publiku!

Nuk qaj halle ekonomike sepse sikurse e kam thënë Shqiptarët, ne pra, që me rënien e piramidës së Sudes, jemi në rënie ekonomike sikur lëshohen në slalom sportistët në lojërat olimpike dimërore në Korenë e Veriut, më falni, të Jugut!

Modeli ynë ekonomik është futur në darë: ose ekonomi e zezë dhe kriminale ose krizë ekonomike. Të dyja zi a më zi. Këta merren me platforma ideologjike jo liberalizimi, jo konservatorizmi, jo mazokizmi, jo kontekstualizmi, jo konspiracionizmi. Dogma dhe dëngla.

Po kur nuk më vjen keq se kemi mbetur pa rroga e pa bukë, sepse si natyrë jam pak mazokist, atëhere përse shkruaj?

Dua t’a them menjëherë. Më intereson ana politike e çështjes. Sepse si ndodhi, kjo vonesa e pagave, është një nga ato fakte që themeluesi i sociologjisë, Emile Durkheim, i quante fakte totale. Dhe pastaj, pyetja e dytë, përse marr anën e keqardhjes për z. Edi Rama, kryeministër?

T’i marrim argumentet një e nga një.

Na thuhet se nga Ministria e arsimit, që mos qoftë, vjen lajmi se fajin e paska pasur një VKM, vendim i këshillit të ministrave, që ka mbetur pa u firmosur, dhe ky akt i pabërë, paska bllokur të shkretët vartësa në ministrinë e arsimit dhe financave për të alokuar fondet.

Nuk po ndalem te mënyra sesi komunikon me publikun ministria jonë e arsimit, që mos qoftë. Pret ndonjë zëdhënës të saj zyrtar të bëjë thjesht një komunikatë për mediat a ndonjë konferencë për shtyp, ke pritur kot! Pret se mos del vetë ministrja për të kërkuar ndjesë për vonesën, hiç, kot, as mos të shkojë ndërmend.

Atëhere pyet veten : Kur ky dikaster, që mos qoftë, komunikon në këtë mënyrë me pedagogët e të gjithë universiteteve në Shqipëri, çfarë pret për komunikimin publik që duhet të bëjnë bashkitë, zyrat e shërbimeve, me popullin, me të papunët, më të sëmurët, me pensionistët?

Shikoni sesi ju sabotojnë zoti kryeministër, dhe fajin e keni vetë. Mendonit se do të qeverisni duke komunikuar direkt me popullin, dhe ndërkaq, nëpunësit tuaj nëpër dikastere, si është rasti i ministrisë së arsimit, që mos qoftë, hakmerren ndaj jush dhe nuk ndihen, nuk bëjnë punët e tyre, në sektorin e tyre ka krizë besimi që ka shkuar te ndërprerja e bukës për intelektualët e vendit, kurse nëpunësit përgjegjës heshtin.

Ata as e kuptojnë se paga e dhënë në afatin e përcaktuar është serioziteti i shtetit, është imazhi i shtetit. është kontrata e mbajtur. Sepse në çastin kur shteti prish ose nuk respekton kontratën, atëhere edhe pala tjetër është e lirë të bëjë çfarë të dojë. Bie fjala poqese kapet ndonjë pedagog duke vjedhur në ndonjë supermarket ndonjë kavanoz me kastraveca, imagjinoj këtë dialog:

Pse e vodhe i pandehur?

Sepse nuk kam lekë për të ngrënë.

Po a e di që ka ligje shteti, nuk lejohet vjedhja.

Shteti më ka detyruar se ka prishur në mënyrë të njëanëshme kontratën me mua dhe më ka lënë pa bukë.

Po ti ke vjedhur more derdimen që i thua vetes pedagog!

Po zoti gjykatës, por kur ligja njeh vrasjen si legjitime për vetëmbrojtje, përse të mos justifikojë vjedhjen për vetëmbrojtje?

E kanë marrë rrogën nëpunësit e ministrisë së arsimit, që mos qoftë? E ka marrë ministrja, zëvendësministrat, këshilltarët, drejtorët, shoferat, pastrueset?

Por deri këtu, ende jemi në kufijt e qesharakes dhe ende nuk kemi ardhur te çështjet serioze.

Mua më djeg diçka, pra si është e mundur të thuhet nga burime të ministrisë së arsimit, që mos qoftë, që fajin e paska një VKM e pafirmosur!!!

Këtu tani ka vend për analizë. Sikurse thoshte një i çartur dikur për analiza, le të shkojmë atje ku na çon analiza!!!

Siç është e mundur që vartësja, ministria e arsimit, që mos qoftë, ja hedh fajin eprorit, këshillit të ministrave? Pra vartësja ja hedh fajin publikisht kryeministrit, në rrjetet tona të e-maileve është deklaruar hapur, se fajin e ka një VKM e pafirmosur. Troç, fajin e ka kapiteni, e ka kryetari i këshillit të ministrave, pra e ka z. Edi Rama! Të vinte kjo nga ndonjë opozitar, do të thoshta se është e kuptueshme. Por, kur vjen nga vetë ministria e arsimit, që mos qoftë, duke implikuar vetë zotin Edi Rama, atëhere këtu i them vetes : Ndal!

Nuk është punë rrogash kjo jo!

Sepse në këtë rast ose dikasteri ka ngritur krye, që mos qoftë, ose dikush ka shkalluar nga fiqiri fare, ose ne pedagogëve na marrin si budallenj, dhe deridiku nuk e kanë edhe aq keq, sepse ca budallalliqe kemi bërë dhe bëjmë edhe ne. Nuk jemi qelibar jo!

Po dale, dale, unë kritik me metodat e qeverisjes kam qenë dhe jam, por që fshehurazi, në e-maile, t’i hidhet guri z. Edi Rama, nga vartësit e tij, këtë nuk ma pranon etika dhe formimi im.

Sepse do të thosha: “Mirë moj ministri, që mos qoftë, VKM është e pafirmosur, por a mund të thuash çfarë ndodhi? E harruan në ndonjë sirtar? Nuk do z. Edi Rama ta firmosi? Ka vështirësira financiare shteti? Amani mo na thoni! Se poqese shteti dhe vatani janë në fund të parave, dhe arkat janë bërë dangull, sikurse thoshte gjyshja ime, në dialektin beratas, atëhere ne jo vetëm rroga nuk kërkojmë, por unë të paktën jam gati të shes me shtëpi e katandi për t’i ardhur në ndihmë ministrisë së financave a ministrisë të arsimit, që mos qoftë, për ta mbushur sadopak buxhetin me paratë që do të na japi!

Po kjo ministria e arsimit, që mos qoftë, nuk e ka për detyrë që t’i dali përpara punës dhe të japi alarmin për atë VKM duke theksuar se poqese nuk firmoset do të mbesin pedagogët pa rroga?

Prandaj, unë mbetem me bindjen se z. kryeministër po e sabotojnë nga brenda, prandaj metoda e tij për të centralizuar të gjitha detyrat në duart e tij, ka si pasojë që askush nga administrata nuk punon, të gjithë presin prej tij.

Nëpunësit po e sabotojnë.

Kjo, sepse firmosja e një VKM nuk është një akt që ze më shumë se tre sekonda. Vështirësitë janë gjetiu. Aq kam shkuar larg në teorinë konspiracioniste sa më kujtohet që në fund të viteve ’80 u pritej rroga puntorëve që të dilnin në luftën për liri e demokraci, pra në shesh. Si duket dikush e di që vetëm kur u pret bukën shqiptarët protestojnë. Sikurse thoshte një nxënës i Monteskjesë, ka kombe që luftojnë për liri, por ka edhe kombe që luftojnë për ushqimin dhe këtë e paraqesin si luftë për liri. Ka pak kombe në botë – shkruante ai – që vërtet duan liri e janë gati të luftojnë për të.

Kush po e saboton z. Edi Rama kështu?

Shefi i qendrës shëndetësore të Domgjonit nuk paguan faturën e elektrikut, doktoreshkat i lënë pacientet pa trajtimin e duhur mjekësor, nëpunësit e rretheve lënë fushat të mbillen me kanabis, ministritë lënë punonjësit pa paguar… Mos është çthurrur përfundimisht filli? Mos po e sabotojnë kryeministrin nëpunësit e tij?

Apo e kanë zënë rob, sepse duke qenë elektorati i tij, i bëjnë presion tani me votën që i kanë dhënë!!!

A ta dhamë votën që deshe ? Dashke edhe të punojmë tani !!!

Një gjë politike ka këtu.

Puna është se as menaxherët që ligji i arsimit i ka bërë të pavarur nga rektorët, administratorët, nuk ndihen. Dhe kur pedagogët reagojnë se nuk kanë rroga, menaxherët justifikohen duke thënë :” E ka fajin ajo VKM, kështu na tha Ministria e arsimit”, që mos qoftë!

E gjitha hierarkia e administratorëve që ligji për arsimin e lartë ka imponuar në universitetet publike është e dështuar. Sigurisht sa për fajin e vetë administratorëve, aq më shumë për shkak se modeli menaxherial i arsimit të lartë publik, është i dështuar, është bërë për të sabotuar arsimin e lartë.

Mirë o zonja dhe zotërinj menaxherë, por ju nuk jeni aty për të firmosur borderotë! Kur ka një anomali në financa, që në sekondën e parë do të duhej të jepnit alarmin. Të bashkëpunonit me trupat akademike dhe drejtuesit e tyre për të bërë presion të zgjidhej problemi. Mirë këtë nuk e bëni, sepse nuk keni pikën e iniciativës që duhet të ketë një menaxher i vërtetë, po një informacion brenda korporatës nuk qarkullonit dot, duke dhënë shpjegime profesionale dhe jo të linit në errësirë personelin?

A di njeri nga menaxherët se çfarë është komunikimi brenda korporatave?

Mirëpo këta menaxherë janë nën komandën e bordeve të administrimit. Këto borde asnjëherë nuk e ngrenë zërin ndaj ministrisë, që mos qoftë, sepse aty ata që drejtojnë vërtetë janë të deleguarit e ministrisë, si dikur komisarët në naftë që zbulonin sabotimin e puseve. I gjithë sistemi nuk reagon sepse e ka mpirë vertikaliteti.

Nën maskën e menaxherëve, fshihet militanti politik. Menaxhimi universitar është krejt i politizuar.

Ky sistemi vertikal nëpunësish që pjesërisht është i dembelosur, merr shpërblime krejt të pamerituara etikisht, i politizuar deri në palcë, inkompetent, i përkëdhelur, arrogant, nuk mund të bëjë që modeli menaxhues të funksionojë. Dhe kur plasin skandalet e mëdha, kur prodhohen krizat e mëdha, si kjo e pagave të vonuara dhe të premtuara për një datë pa afat, kjo armatë ja hedh fajin kreut, z. Edi Rama, duke qarkulluar informacionin në formën : “Nuk është faji ynë, por i VKM së pafirmosur.”

Pra, faji është i z. Edi Rama që nuk firmos shkresat që ka në tavolinë!!!

Unë kritik jam, edhe mazokist pak sikurse e pranova qysh në fillim të shkrimit, por këtë pabesi nuk e gëlltis dot. Po, kryeministri sabotohet nga të tijët. Këtu më çon analiza e këtij rasti, do të thoshte i i çarturi për analiza.

Marr nga gazeta Panorama

Aktualitet

Paralajmëron Basha/ Do t’i shporrim politikanët hajdutë

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se politikanë hajdutë, gënjeshtarë dhe arrogantë, do të cohen para drejtësisë.

Në fjalën e tij në hapje të mbledhjes së Këshillit të ri kombëtar të PD-së, Lulzim Basha tha se “Zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.”.

Më tej, kreu i opozitës theksoi se shqiptarët duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. “Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë.

Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër.

Duan thjesht mundësi.  Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre.”-u shpreh Basha.

Gjithashtu ai hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministri Rama, ndërsa theksoi se “Edi Rama thotë se Zvicra është e  mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e  marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.”.

Po ashtu, kreu i PD-së deklaroi se shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cilat, sipas tij Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.

“Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.”-përfundoi fjalën e tij Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha pranon dështimin/ Kemi gabuar

Publikuar

-

By

Lulzim Basha pranon deshtimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Këshillit të ri Kombëtar të kësaj force politike, krahas akuzave në drejtim të qeverisjes socialiste, ka pranuar edhe dështimin e tij.

Basha pranoi publikisht se shkak për gjendjen në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është edhe sepse ai ka gabuar.

“Shqipëria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhmen.
Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin. Të gjitha këto kanë ardhur edhe si rezultat i gabimeve tona, por me ndryshimet që kemi garantuar duke ju adresuar më shumë vendimmarrje anëtareve, Partia Demokratike do të jetë shembull për politikën, do bashkojmë njerëzit. Ne jemi jemi partia që vlerësojmë lirinë.”-tha Basha.

Basha theksoi se roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. “Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike. Si rrallë ndonjëherë në këto tre dekada, një partie politike nuk i kërkohet thjesht të jetë një zgjidhje, një alternativë elektorale, nuk i kërkohet thjesht që të ndalë një të keqe. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e ardhmja”, u shpreh ai.

Kreu i PD deklaroi më tej se ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë.
“Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal. E vetmja mënyrë drejt kësaj Shqipërie është varrosja e politikës së korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar në çdo qelizë, është shkëputja e politikës si vegël e një grushti politikanësh dhe biznesmenësh grabitqarë të cilët bëhen bashkë për të shkelur ligjin, për të vjedhur shqiptarët dhe pronat e tyre”, tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trondit ish-kreu i PD/ Njerëz me të kaluar të errët në krye të strukturave drejtuese

Publikuar

-

By

mblidhjet keshilli kombetar i pd

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Dega Kukës, Ibsen Elezi  ka bërë të ditura fakte tronditëse në lidhje me emërimet nga Këshilli Kombëtar, për strukturat drejtuse të Partisë Demokratike.

Sipas Elezit, ky proces nuk është aspak demokratik dhe për më tepër po shërben të shkatërrojë PD –në, si forcë e djathtë antikomuniste.

“Rruga më e sigurtë për shkatërrimin e saj (PD) është shkelja e çdo rregulli që garanton demokracine e brendshme, si dhe zgjedhja në drejtimin e saj e njerëzve të kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros”, ka shkruar në rrjetet sociale , Elezi.

Më tej ai ka hedhur dritë mbi të kaluarën dhe figurat e të gjitha kandidatëve të  propozuar nga Basha për strukturat drejtuese në Partinë Demokratike./CNA.al

Postimi i plotë:

Demokrate !
Sot emerohet nga keshilli kombetar struktura drejtuese e PDSH.

Ne fakt ky proces aspak demokratik, nuk eshte gje tjeter vecse veprimi i rradhes se nje axhende qe synon shkaterrimin e PD si nje force e djathte antikomuniste.

Sic e kemi theksuar edhe me pare, rruga me e sigurt per shkaterrimin e saj eshte shkellja e cdo rregulli qe garanton demokracine e brendeshme, si dhe zgjedhja ne drejtimin e saj e njerezve te kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros.

Konkretisht kush po emerohet sot ne strukturen drejtuese:

– Sekretar i pergjithshem PDSH- Nr.2 i PDSH

Gazmenda Bardhi- Sorosist dhe homoseksual i deklaruar. Mbrojtes i kauzes se gjinise trete dhe nrdyshimit te kodit familjes per zgjerimin e konceptit me martesat Burre-Burre dhe Femer-Femer, fatal per shoqerine njerzore, dore e djallit ne toke. Koncept ky qe mbrohet edhe nga eksponent te tjere te katapultuar ne PDSH (nga Basha dhe Neim Cili) si Pampuri, Saljani dhe sorosistat tjere.

– Dy nenkryetaret

Edmond Spaho – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit.

Edi Paloka – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit

Keta dy persona te akuzuar publikisht, kane detyrim statutuor verifikimin e figures tyre . (Neni 62,63)
Termi i sajuar per ta, rikonfirmim nuk gjendet statutin e PD.

-Sekretar per ceshtjet ligjore
Clirim Gjata- djali i nje gjykatesi famkeq te komunizmit. Zgjedhja e tij eshte nje provokim per cdo demokrat ne PD, per t’na thene se edhe pas 28 vitesh “Jemi Ne

-Sekretar per ceshtjet zgjedhore
Ivi Kaso- djali i nje ish-prokurori te kohes komunizmit.

Pra keta jane drejtuesit e rinje qe do na udheheqin nga fitorja ne fitore, Sorosista, Homoseksualista, Ish-sigurimsa, trashgimetar te njerzeve qe kane lyer duart me gjak ne kohen e komunizmit (ju kerkoj ndjese, se ketu nuk perfshije shume prej atyre demokrateve qe rrjedhin nga familje te majta te paperlyera)

PS:
Turp per ate qe i thote vetes i djathte dhe ndyhet ne kete proces,
turp per ata qe vijne nga familje te persekutuara dhe ulin koken si dele dhe votojne per “legjitimimin” e bijeve te persekutoreve te tyre,
turp qe mohoni gjakun e te pareve tuaj.
Lufte doni, lufte do keni !

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Thaçi entuziast / Parakalimi, dhurata më e mirë për 10 vjetorin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke komentuar parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës...

Close