KOSOVA/ ADN E QËNDRESËS DHE IDENTITETIT TONË KOMBËTAR – CNA
Connect with us

Blogu

KOSOVA/ ADN E QËNDRESËS DHE IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

Publikuar

-

-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-

17 Shkurti 2008, dita kur Parlamenti i  Kosovës  shpalli me votë unanime Pavarësinë e saj, së bashku me 28 nëntorin 1443 dhe 28 nëntorin 1912 janë  trinomi historik më i  rëndësishëm i  Kombit tonë.

Kosova apo Dardania, siҫ njihej në kohët antike, është epiqendra e betejave të mëdha, ҫka e bën atë me të drejtë të meritojë epitetin “Djepi i Nacionalizmit Shqiptar”.

E ndodhur në një pozicion gjeostrategjik të favorshëm, në një nyje ku kryqëzohen rrugët e rëndësishme të Ballkanit dhe të Europës kontinentale. E pasur si askush tjetër në tokën  nëntokën e saj.

Kosova u bë në shekuj shesh betejash të Perandorive të mëdha Romake-Bizantine – Sllave – Osmane.

Banorët e kësaj treve të lavdishme të Atdheut, me qëndresën e tyre epike, arritën  të ruajnë brez pas brezi traditat dhe zakonet e të parëve, kulturën  e mënyrën e jetesës. Atë nuk arriti ta asimilonte vetë Roma e fuqishme, Kostandinopoja, apo Perandoria e Car Dushanit. Kjo i dedikohet faktit se në  udhëkryqet më të errëta të historisë, kjo tokë e bekuar lindi korifejtë,  të  cilët lanë gjurmë  të pashlyeshme në historinë tonë dhe atë të njerëzimit.

Kosova i dha Romës Perandorin e ndritshëm, Kostandinin e Madh, Bizantit  Justinianin  dhe Niket Dardanin, botës  Shën Terezën dhe kombit të vet  burra mendjendritur  e të  pavdekshëm me Lekë Dukagjinin, Pjetër Bogdanin, Ibrahim Rugovën.

Pavarësia e Kosovës është epilogu i luftrave të përgjakshme 600 vjeçare për liri të burrave e grave të saj, qysh nga Beteja e Fushë- Kosovës e vitit 1389 e deri në ҫlirimin e saj nga Serbia në vitin 1999. Në kalendarin e historisë së saj janë shumë të pakët  muajt e vitet në të cilat mungojnë betejat e kryengritjet  e përgjakshme.

Kosova Dardano–Arbërore  është protagoniste absolute në të gjitha ngjarjet e mëdha  historike të popullit shqiptar.

Në Kuvendin e Lezhës të marsit  1444 me Dukagjinët  e Spanët.

Në Kuvendet e mëdha të Dukagjinit e Kuҫit 1602–1614.

Me Lidhjen e Prizrenit  të vitit 1878-të e atë të Pejës të vitit 1899-të.

Në Kuvendet e Junikut e të Shkupit, në të cilat u hartua Platforma e Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare e vitit 1912-tës për Liri e Pavarësi dhe bashkim  kombëtar.

Në Konferencën e Bujanit në Malësinë e Gjakovës dhjetor 1943- janar 1944 u arrit bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, sipas Kartës së Atlantikut, për Vetëvendosjen e Popujve pas Luftës së Dytë Botërore. Por dhe ky Kuvend u  tradhëtua nga komunistët Shqiptarë e Jugosllavë.

Beteja  për  Kosovën e lirë, e ҫertifikuar  më 12 qershor të vitit 1999-të, është  triumfi  jo vetëm i qëndresës dhe sakrificave mbinjerëzore dhe i ëndrrës shekullore të shqiptarëve për liri, por edhe i vlerave të demokracisë e qytetërimit perëndimor kundër despotizmit Milloshoviҫian si bartës i ideologjisë shoviniste  dhe ekspancioniste  të Serbisë së Madhe.

Kosova  si asnjëherë tjetër në histori  ja doli të zgjojë ndërgjegjen e kombeve të lira, të SHBA-së, BE-së, dhe të NATO-s, si aleanca më e fuqishme politike- ushtarake e historisë.

Në 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është në nderin dhe traditën tonë të lashtë Kombëtare t`u shprehim mirënjohjen SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Austrisë, Batalionit të Atlantikut  dhe të gjithë atyre vendeve  të cilat iu bashkuan flamurit të NATO-s dhe  luftuan për lirinë e Kosovës.

Rruga drejt Pavarësisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Janë dashur të gërshetoheshin shumë faktorë të brendshëm e të jashtëm. Të kapet në kohën  e duhur momenti historik. Të krijohet kohezioni i shtresave të historisë, intelektualëve, shoqërisë civile e zonave rurale.

Konsolidimi i Kauzës Kombëtare i “Lirive dhe të Drejtave të Njeriut” dhe sigurimi i aleatëve ndërkombëtarë. Demostratat e fuqishme të viteve 1968 dhe 1981 të rinisë studentore e të popullit të Kosovës dhe shtypja e tyre nga regjimi i Jugosllavisë Titiste, Milloshoviҫiane, treguan se me një botë të ndarë nga perdja e hekurt ideologjike, politike e ushtarake, ishte tepër e vështirë, në mos e pamundur  për  ҫlirimin nga prangat e robërisë.

Shkurt  do të duhej  një mrekulli në skenën botërore të politikës  dhe një mendje e ndritur, për të vënë në sinkron  akrepat e orës së popullit të tij, me atë të Grenuiҫit të Londrës.

Kosova e pati këtë fat dhe kapi këtë moment historik, gati njëherësh me shembjen e  Murit të Berlinit, ngjarjes që  i dha  fund ndarjes ideologjike dhe ҫoi në shembjen e  perandorisë komuniste.

Intelektualët patriotë e vizionarë të Kosovës krijuan LDK-në, partinë e parë antikomuniste në Europë, e cila do të bëhej projektuese, udhëheqëse dhe garante e suksesit, të lëvizjes pacifiste për lirinë e pavarësinë e saj.

Me daljen në skenën politike të  Kosovës si kryetari i LDK-së dhe udhëheqës i rezistencës paqësore, Dr. Ibrahim Rugova, do të tregonte qartë një akt të pashembullt  guximi, përkushtimi  ndaj vendit të tij. Me veprimtarinë politike e diplomatike, Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën e Kaҫanikut, krijimin e pushtetit paralel, ndërkombëtarizimin e Ҫështjes së Kosovës dhe gjetjen e aleatëve të fuqishëm për kauzën e lirisë, Dr. Rugova  do të konfirmohej një gjeni  i  politikës.

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mirënjohje e nderim të thellë, UҪK-së së lavdishme, Shtabit të saj  të Përgjithshëm të udhëhequr nga komandanti legjendar  Adem  Jashari, trurit dhe  pushkës liberatore  të Ramush Haradinajt, Hashim  Thaçit, Ali Ahmetit, Kadri Veselit.

Përkulje me respekt  për flakadantët e pashuar të lirisë , të cilët  u bënë  burim frymëzimi e krenarie, të gjithe atyre djemve dhe vajzave që derdhën gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën  për lirinë e Kosovës, për ta shkruar  emrin me gërma  të arta në Panteonin e Historisë Kombëtare.

Këto rreshta  të shërbejnë si kurorë me lule  në kujtim  të veprës sublime  të  Adem  e Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit, Nënë  Azne Brahimajt,  Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Luan Haradinajt, Shkëlzen Haradinajt, Enver Haradinajt, Agim Ramadanit, Salih Ҫekajt, Tahir Sinanit, Bylbyl Breҫanit, Fatmir Doҫit, Bedri Shalës, Bekim Berishës, Adrian Krasniqit, Muj Krasniqit, vëllezërit Gursel e Bajram Sulejmani Njazi Azemit, Ridvan Qazimit , Agron Ramës, Mujdin Aliut, Fadil Nimanit, Ismet Jasharit, Femih e Xhevë Lladrofsit, Elton Zherkës, Yll Morinës, Urim Rexhës, Ingrit Carës, Skerdilajd  Llagamit  të  cilët  u bënë gur themeli për çlirimin e Kosovës. Ata ranë për  të realizuar  ëndrrën e Zhuj Selmanit, Mic Sokolit, Sulejman Vokshit, Ymer Prizrenit, Ali Pashë Gucisë, Sef Kosharës , Haxhi Zekës, Isa Boletinit, Azem Galicës, Ahmet Delisë, Dedë Gjo Lulit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malajt  e Nuhi Berishës.

Epopeja e Jasharajve dhe Haradinajve, do të mbeten të pa shlyera në histori. Këto dy familje  i dhanë  UҪK-së komandantin legjendar Adem Jasharin dhe gjeneralin më të rëndësishëm  të  terrenit  në shekullin e  20-të, kryeministrin e Kosovës  Ramush Haradinaj.

Mirënjohje e përjetshme për kalorësit e lirisë, Bill Klinton, Madeleine Albright, gjeneralit Klark, Havier Solana, Richard Hollbruk, Toni Bler, Eliot Engëll, presidentit  Xhorxh. W. Bush, Hilary Klinton, Bob Dole, Joseph  Dioguardi  të cilët do të ngelen  përjetë miq të përjetshëm e të papërsëritshëm të Kombit Shqiptar.

Askush sa Kosova nuk ka derdhur gjak për liri. Asnjë krahinë tjetër e trojeve etnike Shqiptare nuk është martirizuar sa Kosova.

Në vitet 20-të të shekullit të 18-të, Mbretëria  Serbo – Kroato – Sllovene  u krijua  dhe doli në skenën politike të Balllkanit si një përbindësh i egër, hibrit, produkt i  ideologjisë nacionaliste dhe i mitologjisë së frymëzuar nga ëndrra e “Serbisë  së Madhe” të  epokës së Car Dushanit.

LEXO EDHE:  Ish-analisti i CIA-s reagon për kufijtë/ Parësore është sovraniteti i Kosovës

Në 100 vite të sundimit në Kosovë, Jugosllavia Monarkiste dhe  ajo Titiste ka vënë në jetë  një projekt  kolonizues e shfarosës  ndaj shqiptarëve.

Projektet politike të hartuara nga Vaso Ҫubriolloviҫi e Ivo Andriҫ janë pararendëse  të Holokausit –Nazisto – Hitlerian, për nga përmbajtia e brutaliteti i tyre.

Ashtu siҫ është për nazistët  ҫështja e hebrejëve, ҫështja e shqiptarëve, shpërngulia  dhe shfarosja  e tyre, është problem themelor i makinerisë  vrasëse  shtetit Serbo – Sllav në Kosovë. Nëse kthehemi në histori, vetëm gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913 janë vrarë 500 mijë shqiptarë.

Leo Freundlih (hebre) austriak, botoi librin “Golgota Shqiptare”, që protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët. Në vitet 1912-1913, ushtria serbe vrau gjysëm milion shqiptarë. Libri i tij “Akuzat që ulërijnë” është dëshmia e parë  për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të  Shqipërise gjatë vitit 1912. Me qindra e mijëra kufoma notonin në rrjedhat e lumenjëve. Ata që mundën t`i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave, të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe iu jepej nga një plumb kokës.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare të cilat përdhunoheshin, lidheshin, më pas mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatëzana u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku  e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjëve. Pas masakrimit serbët pinin verë dhe hidhnin valle. Kishte raste që  gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe hapnin gostinë me të. Kështu i përshkruante masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlih “Golgota Shqiptare “1913, Freundlih thekson se serbët deshën të shfarosnin tërë kombin me rrënjë e me degë.

Doktor Lonte, nje mjek  Romun me 6 janar  1913, kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit, se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe  mbi shqiptarët, të cilat i kishte parë vetë kishin qenë shumë të trishtueshme se sa mund t`i  imagjinojë njeriu. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit  të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan: “Këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja, rrëzoheshin përtokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe  duke mbetur plot kufoma të pa varrosura rrugëve”.

Edhe fushat ishin mbuluar me kufoma e trupa të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra e fëmijë. Një vajzë  shqiptare 15 vjeҫare shkruante Dr Leomte, ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar  në kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj.  Vajza e vogël e ngarkuar me krim, ju dorëzua ushtarëve serbë të cilët e goditën me shkop në kokë derisa ia bënë kafkën copa  copa. Dr. Leonte përshkruan dhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren etj.

Me datën 12 nëntor 1912, gazeta “Daily Chrunicle” (kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i shqiptarëve nga serbët ishte një fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit 2- mijë shqiptarë  myslimanë dhe 5 mijë të tjerë në zonat e Prizrenit u masakruan.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitet 1944-1946, nga armata ushtarake jugosllave u vranë 70 mijë shqiptarë. Kjo tragjedi  kulmoi  me  masakrën e Tivarit e ideuar nga binomi  Tito –Rankoçiҫ dhe e bekuar nga diktatori E. Hoxha, me misarët e  tij Shefqet Peҫi e Ramiz  Alia.

Genocidi ndaj tyre është i  pashembullt në Historinë e Europës. Në një shekull sundim Serbia i  ka shkaktuar Kosovës  mbi 80 mijë viktima. Në shpërnguljet masive drejt Turqisë me marrëveshjet famëkeqe  Serbo – Turke të viteve 1937-1952, nga  trojet   e  tyre amëtare janë shpërngulur 500 mijë shqiptarë.

Projekti  Milloshoviҫian i  koduar si operacioni “patkoi” për shpërngulien e shqiptarëve.

Dëbimi i 1 milion shqiptarëve nga  vendi i tyre në vitin 1999. Vrasja e mbi 10 mijë qytetarëve kosovarë,  masakrat ҫnjerëzore sidomos ajo e Reҫakut, i  treguan botës së qytetëruar  fytyrën e vërtetë të  Shtetit  Serb e politikës së tij.

Beteja për ҫlirimin e Kosovës  ishte për SHBA-në në rradhë të parë një betejë morale në themel të së cilës qëndronin  liritë dhe të drejtat e njeriut.

Parimi i vetëvendosjes së popujve e sanksionuar në Kartën e Atlantikut, “E drejta historike dhe ajo ndërkombëtare“.

Kosova qysh me Deklaratën e Pavarësisë është  konfiguruar  si  një  shtet laik e demokratik  që njeh e rrespekton Konventat Ndërkombëtare për të  Drejtat e Njeriut dhe ato të  Minoriteteve.

Përkundër masakrave të tmerrshme  që kreu në Kosovë ushtria e Millosheviҫit dhe bandat  para militare  të Arkanit, Shqiptarët e Kosovës  nuk u hakmorën në asnjë rast ndaj Komunitetit Serb, duke i  dëshmuar mbarë botës një nivel qytetërimi  e tolerance, dukshëm superior ndaj atyre mendjeve të errëta të mbrapshta që  projektuan dhunën e genocidin ndaj popullit të  Kosovës.

Kosova tashmë  është një realitet  i  ri në Ballkan. Një faktor paqeje e stabiliteti. Në një  dekadë si shtet i  pavarur, Kosova ka bërë hapa  të sigurtë në rrugën drejt demokracisë, shtetit të së drejtës, integrimin në strukturat Euro-Atlantike, duke i  treguar botës se ajo meriton plotësisht lirinë, pavarësinë e konsolidimin e saj.

Sfidat drejt të ardhmes nuk janë të lehta. Proҫesi i integrimit, kërkon përmbushjen e standarteve  të demokracisë. Respektimin e Kushtetutës e të ligjeve. Progres  ekonomik  dhe zbatim  me rigorozitet  të detyrimit që rrjedh nga Traktatet dhe Konventat Ndërkombëtare, të  ratifikuara.

Veҫ  dialogut të vështirë me Serbinë, Qeveria e Kosovës dhe diplomacia e saj po përballlen edhe me dy   ҫështje  për  të cilat opinioni  është  i  ndarë.

Demarkacioni dhe Gjykata Speciale, janë kërkesat e aleatëve tanë të mëdhenj  SHBA dhe BE.

Presidenti  Thaҫi  dhe kryeministri  Haradinaj  duhet ta kalojnë me zgjuarsi e me elegancë  këtë  akt për  hir të së ardhmes, paqes, mirënjohjes ndaj aleatëve. Shqiptarët e veriut  kanë një shprehje kuptimplotë bujarie dhe mikpritjeje. Edhe kur nuk janë në formë  për të pirë ndonjë gotë i drejtohen mikut me nderim, “Për ty e pi dhe në qoftë me helëm”.

Pritja e ngrohtë në SHBA në Mëngjesin e Lutjeve e presidentit Thaҫi dhe kryeministrit Haradinaj  tregoi se Kosova ka mbështjen pa ekuivok të Amerikës në sfidat e saj të së ardhmes. Takimet e kryeministrit Haradinaj me personalitete të larta si : Këshilltarin për Sigurinë të presidentit Trump, me senatorin Bob Dole, Madeleine Albright, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën  Westt Mitchell, Drejtorin e CIA-s Mike Pomeo,  takimet në Pentagon  me shefin e Gardave Nacionale të SHBA-ve, gjenerali Joseph Lenyel, Znj. Laura Coper nga Departamenti i  Mbrojtjes  dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane, tregojnë mbështetjen e hapur të Amerikës për qeverinë Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj në “ Zërin e Amerikës”, se serbët do t`i falim por ata mos të harrojnë ҫfarë kanë bërë, dëshmon supremacinë e rracës shqiptare dhe shpirtin filantropik  të tyre.

Po e mbyll këtë kujtesë historike  duke perifrazuar poetin Hamit Alia me vargjet e tij:

Mos ma shaj barbar lahutën

Se unë kurrë se kam dasht  luftën

S”kam dasht këngë me pushkë gjak

Gjersa me solle vorrin në prag.

Nga Azgan Haklaj

 

Aktualitet

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Publikuar

-

By

Nga Xhuljo Ferzaj

– Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve. Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”. Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane. Në minutën e 5 të fjalimit tregon se opozita nuk është mbledhur për përfitim politik, por shkatërrimin e “Sundimtarin shkatërrues”, betejë midis të mirës dhe të keqes.

Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte. Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”. Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin.

Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”. Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”. Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengës në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.

Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar. Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo.

Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë. Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”. Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend.

Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës. Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim  për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës. Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.

LEXO EDHE:  Ish-analisti i CIA-s reagon për kufijtë/ Parësore është sovraniteti i Kosovës

Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët. Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit. Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider.

Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas. Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj.

Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e  menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet. Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës. Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij.

Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencash, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë. Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua. Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.

Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët. Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

A kemi pse frikësohemi ?!

Publikuar

-

By

Nga Leonora Laçi
Sa herë përmendet emri i diktatorit Enver Hoxha, kemi një reagim alergjik të pashmangshëm dhe të justifikueshëm, e njëjta gjë ndodh dhe më komunistët kur i përmendën nacionalistët, madje dhe termi“nacionalist” i trembë.
A do të gjendet ndonjëherë gjuha e përbashkët për këtë çështje, si dhe të ulen gjakrat mbi këtë temë delikate ?!
Por, pse ndjehemi të frikësuar dhe a kemi arsye duke qenë se tashmë jetojmë një tjetër sistem, e komunizmi ka rënë ?!
Disa nga arsyet do i përmendi në këtë artikull.
Së pari, nëse ne do ndjeheshim të vlerësuar mjaftueshëm nga politikbërësit tanë, nga shteti shqiptar me institucionet e tij, e nderi të jete çuar në vend, s’do kishim përse të friksoheshim.
Së dyti, nëse ne vërtetë do kishim hapur një kapitull të ri, partitë shqiptare të ishin shkëputur nga e kaluara dhe të dënonin aktet e dhunës që janë ushtruar ndaj shqiptarëve nga shqiptarët përgjatë periudhës komuniste, s’do kishim pse të frikësoheshim nga fantazma  e “Enver Hoxhës”.
 Së treti, nëse do i dënonim persekutorët atëherë s’do kishim përse të frikësoheshim.
Së katërti, nuk do indinjoheshim aspak nga qëndrimet e njerëzve të caktuar për të kaluarën komuniste nëse këta njerëz nuk do rrihnin gjoksin dhe të numëronin vetëm fitoret e komunizmit, por të njihnin dhe dështimet e tij, të merrnin në konsideratë dhe viktimat e komunizmit, e të mos frynin numrin e dëshmorëve. Nuk janë më pak dëshmorë  dhe njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore të rreshtuar në partitë e tjera, apo dhe ata  që punuan punë vullnetare në këneta e miniera, e mbetën aty.
Së pesti, frikësohemi sepse në dokumentet arkivore të periudhës komuniste në dosjet e sigurimit hidhet baltë mbi individë të caktuar dhe nesër këto dokumente mund të merren si fakte historike, e kësaj i thonë fallsifikim të historisë. Jo çdo dokument i asaj periudhe duhet të merret në konsideratë.
Së gjashti, gënjeshtra komuniste është thënë aq shumë sa për shumëkënd është marrë si e mirëqenë.
Së shtati, ne frikësohemi sepse nuk u bë asnjë “nuremberg shqiptar”, mjaft i domosdoshëm.
Së tetti, ne tërhoqëm zvarrë vetëm bustin, por jo ideologjinë komuniste, që reflektohet në politikëbërjen tonë.
Së nënti, nuk protestuam një herë të vetme mbarë populli të padirigjuar nga partitë politike, për të larë hesapet me të kaluarën, e kështu harruam.
Fantazmat e së kaluarës do na ndjekin gjithmonë deri sa të guxojmë të dalim mbi partitë, të veprojmë të bashkuar kundër së keqes.
Duhet të kuptojmë që në çdo kohë kanë lindur dhe do lindin njerëz me mendime pro dhe kundër së kaluarës komuniste.
5 Maji nuk duhet të jetë datë e komunistëve, edhe pse ata e kanë përdorur si triumf personal, është groteske të thuhet që pas marrjes së pushtetit i vranë vetë shokët e luftës e më pas i ngritën memorial.
Edhe pse simbolika e kësaj date është instrumentalizuar nga komunistët në dobi tyre, në të vërtetë duhet të shërbejë si datë përkujtimi për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake që luftuan kundër një force të huaj.
E vërteta historike nuk është absolute pasi atë e shkruajnë fitimtarët, e shkruarja e saj jo gjithmonë i përshtatet realitetit, dhe secili e konsideron të vërtetë, të vërtetën e tij në kushtet dhe rrethanat e kohës.
Dëshmorë të shpallur të tillë apo të pashpallur duhen nderuar njëlloj, sepse sakrifikuan jetën për Shqipërinë pavarësisht rreshtimit ideologjik.
Po ashtu duhen respektuar njëlloj viktimat e komunizmit ashtu siç po i respektojnë ekzekutuesit e tyre, ngritja e një memoriali për ta është detyrim kombëtar.
LEXO TE PLOTE

Blogu

Mbajti të birin në kafaz për më shumë se 20 vite/ Arrestohet babai

Publikuar

-

By

Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendohet se e mbante të birin e tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vite, me arsyetimin se ishte me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, një burrë 73 vjeçar i quajtur Yoshitane Yamasaki është arrestuar me dyshimin se për më shumë se 20 vite e ka burgosur të birin e tij në një kafaz prej druri në lartësi prej 1 metër dhe gjerësi prej 2 metrash, transmeton Anadolu Agency.

Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.

LEXO EDHE:  Ish-analisti i CIA-s reagon për kufijtë/ Parësore është sovraniteti i Kosovës

Ai zyrtarëve u ka thënë se të birit, të cilin e mbante të mbyllur që nga mosha 16 vjeçare e deri më tani, i jepte çdo ditë ushqim dhe se lejonte të lahej çdo të dytën ditë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet00:25 - 17 August, 2018

Përplasi 7 makina ndërsa ndiqej nga policia/ Zbardhet identiteti i autorit

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi aksidentin e shumëfishtë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për...

Aktualitet00:04 - 17 August, 2018

Aksident i shumëfishtë në Tiranë/ Policia arreston drejtuesin e mjetit ,vihet në ndjekje të pasagjerëve

Një mjet Volksëagen Tuareg, ka përplasur katër makina ndërsa ishte në ndjekje të policisë. Mësohet se dy motorë policie arritën...

Aktualitet23:49 - 16 August, 2018

Video ekskluzive/ Aksidenti në Tiranë, arrestohet shkaktari

Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka tentuar ti ikë policisë, pasi kishte përplasur më parë katër makina në Bulevardin e...

Aktualitet23:41 - 16 August, 2018

Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka përplasur katër makina në Bulevardin e Ri  dhe më pas i është larguar policisë....

Aktualitet23:33 - 16 August, 2018

U arratisën pas aksidentit/ Policia në kërkim të autorëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në kryeqytet, ku një person pasi ka përplasur katër makina...

Aktualitet23:23 - 16 August, 2018

Aksident i rëndë në Tiranë/ Foto ekskluzive

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë. Mësohet se një mjet Wolksëagen Tuareg, pasi ka përplasur katër...

Aktualitet23:02 - 16 August, 2018

Ndryshimi i kufijve/ Vuçiç: Serbët të marrin atë që munden

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe, ka zbuluar detaje nga vizita e tij në Kosovë më...

Aktualitet22:47 - 16 August, 2018

Shpërndante drogë/ Shqiptarit i vihen prangat

Një 33 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Luganos. Arrestimi i tij u bë në zonën e quajtur Viganello....

Aktualitet22:45 - 16 August, 2018

Bëhuni gati, njerëz/ Po vjen djali i legjendarit Ronaldinho!

Djali i Ronaldinjos është lojtari i Kruzeiros, mbasi ka kaluar provën me ekipin brazilian. 13-vjeçari, Zhoao Mendez, është bashkuar me...

Aktualitet22:41 - 16 August, 2018

Hakerat thyejnë Instagramin/ Vjedhin të dhënat e përdoruesve

Rrjeti social Instagram është bërë pre e hakerave. Që nga fundi i muajit korrik, ata kanë arritur të vjedhin të...

Aktualitet22:20 - 16 August, 2018

Armëmbajtje pa leje/ Messi dënohet me 30 muaj burg

Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar me 30 muaj burg Mattia Messin, vëllain e Lionel Messit. Ndaj tij rëndon akuza...

Aktualitet22:00 - 16 August, 2018

“Ura apo pallati”, fotoja që po ngre pikëpyetjen e madhe pas tragjedisë së Genovas

Lajmi për shembjen e urës së “Morandi” në Genova bëri xhiron nëpër për të gjitha mediat ndërkombëtare. Por gjatë ditës,...

Aktualitet21:58 - 16 August, 2018

Tërmet i fuqishëm në Itali/ Qytetarët braktisin shtëpitë

Toka italiane është dridhur pak momente më parë nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë rreth orës 20:20. Sipas mediave...

Aktualitet21:55 - 16 August, 2018

Humbja në finale akoma djeg / Ramos ka një mesazh për armiqtë

Dështimi në Superkupën e Europës e ka lënë Real Madrid me pasoja, aq sa për të kërkuar me insistim blerje...

Aktualitet21:44 - 16 August, 2018

Aksident në Prishtinë/ Plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qëndër të Prishtinës. Sipas mediave kosovare, dy makina janë përplasur...

Aktualitet21:33 - 16 August, 2018

Kaos në Rinas/ Qytetarët braktisen nga kompania e fluturimit

Problemet me fluturimet në areoportin e Rinas nuk kanë të ndalur. Këtë herë ka qenë kompania “Fly Ernest”, ajo që...

Aktualitet21:28 - 16 August, 2018

Shpërthimi i bombulës në çerdhe/ Deputeti akuza Veliajt

Pas shpërthimit të bombulës së gazit në çerdhen nr 4 në Tiranë, mëngjesin e ditës së sotme, ka reaguar deputeti...

Aktualitet21:27 - 16 August, 2018

Tragjedia e Genovas përplas Italinë me BE-në

Tragjedia në Genova ka përplasur sërish Europën me Italinë. Ministri i Brendshëm, Mateo Salvini hodhi akuza ndaj brukselit, duke thënë...

Aktualitet21:15 - 16 August, 2018

Cungu ka një peng pas skualifikimit / “Unë nuk largoj njerëz, por…”

Armando Cungu, trajneri i Kukësit, ka folur për RTSH Sport pas ndeshjes së fituar ndaj Torpedo Kutaisit, ku vetëm një...

Aktualitet21:07 - 16 August, 2018

Kërcënohet Qeveria italiane/ Dy bomba pranë selisë së Lega Nord

Selia e Lega Nord në Treviso është tronditur mbrëmjen e djeshme nga shpërthimi i një bombe fare pranë saj. Ndërkohë...

Aktualitet20:58 - 16 August, 2018

Deputeti i video-skandalit erotik/ Si e ka shëndoshur Opozita

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ai i video-skandalit erotik, Ervin Salianji është parë të pushojë në brigjet e jugut nën...

Aktualitet20:56 - 16 August, 2018

Kukës i madh ndaj Torpedos, por s’ka mrekulli / Reginaldo nderon ekipin

Kukësi nuk ka arritur të përmbysë humbjen 5-2 në transfertën e Torpedos për të vazhduar më tej “maratonën” e kualifikueseve...

Aktualitet20:51 - 16 August, 2018

Radio Televizioni Korça feton 18-vjetorin e krijimit

Radio Televizioni Korça ka festuar gjatë ditës së sotme 18 vjetorin e krijimit të tij. Pëpjekjet për hapjen e një...

Aktualitet20:49 - 16 August, 2018

Juventusi merr ndihmë nga agjenti shqiptar / Po vjen talenti i Arsenalit

Juventusi shumë shpejt pritet të blejë talentin Stefi Mavididi. Ai është sulmues 20-vjeçar, produkt i akademisë së Arsenalit. Herën e...

Aktualitet20:45 - 16 August, 2018

Ish-analisti i CIA-s reagon për kufijtë/ Parësore është sovraniteti i Kosovës

Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit...

Aktualitet20:35 - 16 August, 2018

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia zbardh detajet

Autoritetet greke kanë identifikuar 36 vjeçarin shqiptar, i cili u gjet i vrarë në zonën e Kypselit, poshtë pallatit ku...

Aktualitet20:35 - 16 August, 2018

Sapo nisi takimi Modric-Perez / Tifozët e Interit me zemër në Madrid

Për tifozët e Inter ëndrra “Modric” nuk është shuar ende plotësisht. Pikërisht mbrëmjen e kësaj të enjte, është planifikuar në...

Aktualitet20:28 - 16 August, 2018

Nuk u mbijetoi sëmundjeve/ Ndërron jetë në spital ish-kryeministri turk

Ish-kryeminstri i Indisë, Atal Bhidari Vajpay, në moshën 93-vjeçare është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Lajmi për vdekjen e...

Trending

Read previous post:
Mediat greke zbardhin marrëveshjen “sekrete”/Ja çfarë është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë

Mediat greke e kanë konsideruar të mbyllur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike. Kështu shkruan media greke...

Close