LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jepet masa e sigurisë për  të arrestuarit e operacionit "Porosia"

10 Shkurt 2018, 13:15, Aktualitet CNA

Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porosia” i cili u ndërmor mbrëmjen e 7 shkurtit.

Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurisw “arrest me burg”, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Kujtojmë këtu se gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.

Ishte gjyqtari Ramazan Adviu dha vendimin për masën e sigurisë.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor.

Shtetasit Edmond Abazi iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare.”

Mësohet se në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018.

Policia është duke vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. /CNA.al

Lajmet e fundit nga