LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Rama flet dokrra/ Në janar u mbyllën 1747 biznese

10 Shkurt 2018, 09:37, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar shifrat që sipas tij flasin për 1747 biznese të mbyllura në Shqipëri, ai ka akuzuar Ramën si përgjegjës për klimën ekonomike dhe falimentimin e bizneseve.

Basha denoncon këtë ?vendim të dhimbshëm? siç ai e quan dhe kërkon ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Ja komenti i plotë i Bashës në rrjetet sociale:

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më.

Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë.

Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik./CNA.al

Lajmet e fundit nga