LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A qëndron Thaçi pas shfuqizimit të Speciales?/ Haradinaj përgjigjet për median gjermane

10 Shkurt 2018, 18:35, Aktualitet CNA

Konflikti me Serbinë është akoma i pazgjidhur. Megjithatë, me gjithë problemet shteti i ri është themeluar, thotë në vigjilje të dhjetëvjetorit të pavarësisë shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë me gazetarin e ?Tagesspiegel.de? Thomas Roser.

?Lindja e një kombi nuk është proces i lehtë. Kosova ka mësuar një bashkësi leksionesh. Ne duhet të përmirësojmë punën e qeverisë – ligjin dhe ekonominë. Sepse ky është shteti ynë dhe nuk kemi vend tjetër për të jetuar,? tha Haradinaj, përcjell botasot.info. Në pyetjen se kush është përgjegjës për atë që Kosova nuk ka arritur atë që ka shpresuar përpara dhjetë vjet, ai vijon: ?përkundër që buxheti i shtetit është rreth 2 miliardë euro, fatkeqësisht nuk i kemi bërë mjaft mirë detyrat e shtëpisë. Dhe fatkeqësisht po zbehet edhe energjia dhe entuziasmi i BE dhe SHBA. Gjithashtu fakti që pesë shtete të BE nuk kanë njohur Kosovën dhe nuk kemi një marrëveshje me Serbinë, e bën jetën tonë jo më të lehtë.?

A qëndron presidenti Hashim Thaçi pas iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale?

Rreth krizës mes Kosovës dhe Komunitetit Ndërkombëtar, gazetari hedh pyetjen, nëse kjo lidhet me tendencat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, dhe kjo e fundit, iniciuar nga vetë presidenti Thaçi, i cili, ka frikë mos paditet vetë. Cila është pozita e Haradinaj rreth kësaj Gjykate?

?Në 2015 partia ime votoi kundër krijimit të Gjykatës Speciale, pasi kjo ishte selektive, kryesisht e krijuar kundër shqiptarëve të Kosovës. Poashtu ajo ishte kundër që Gjykata të zhvendosej jashtë vendit. Por si kryeministër unë do ndjek vendimin e parlamentit,? përgjigjet kryeministri Haradinaj.

Në fund Haradinaj theksoi se ka ardhur koha që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje dhe se e ardhmja e vendit të tij është integrimi në strukturat euro-atlantike./Bota sot/

Lajmet e fundit nga