Connect with Us

Zbulohet sesi qeveria vjedh çdo vit 10 milionë euro

Aktualitet

Zbulohet sesi qeveria vjedh çdo vit 10 milionë euro

Publikuar

-

Vijojnë denoncimet kundër qeverisë Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e një tjetër denoncimi të mbërritur në adresë të tij, nga qytetari dixhital i cili thotë se qeveria ka dy vite që nuk publikon listën e ilaçeve të rimbusuara dhe në këtë mënyrë sipas denoncuesit, po vidhen çdo vit nga 10 milionë euro.

“10 milionë euro janë gllabëruar dhe po gllabërohen aktualisht nga mungesa e saj dhe nga favorizimi i monopoleve te Edi Rames duke ju mbushur xhepat këtyre klientëve te tij”- thotë ndër të tjera qytetari dixhital.

Postimi i plotë i Berishës:

Qeveria nuk publikon llisten e ilaceve te rimbursuara dhe vjedh çdo vit 10 milione euro ne vit nga ilaçet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Me shpresen se do te publikoni skandalin e rradhes te kesaj qeverie skandaloze pasi te tjeret ja kane futur nje gjumi te thelle dimeror kam besim se do ta publikoni kete si me poshte. Ne kohen tuaj por edhe ne qeverite e tjera cdo vit eshte publikuar lista e rimbursimit per pacientet e cila sic e dini ka dy te mira: 1- I kursen buxhetit te shtetit cdo vit mbi 10 mil euro dhe: 2- Ben te mundur nga ky kursim te futen ilace te reja te cilat jane mungese per pacientin Shqiptar. Por, cfare ka ndodhur ne te vertete: Lista ka dy vite pa u publikuar fare qe do te thote se keto 10 milione euro jane gllaberuar dhe po gllaberohen aktualisht nga mungesa e saj dhe nga favorizimi i monopoleve te Edi Rames duke ju mbushur xhepat ketyre klienteve te tij dhe duke e lene pacientin Shqiptar ne meshiren e fatit. Ky me duket se per te ardhur ne pushtet premtoi mjekesine falas duke i rrjepur pacientet neper spitale private dhe duke e zhvatur buxhetin e taksapaguesve Shqipetare dhe duke e ndare ate me monopolet qe po e grijne kete vend. Listen e Rimbursimit per vitin 2017 mund ta verifikoni lehtesisht qe nuk e kane vene ne zbatim por njekohesisht edhe per vitin 2018 me duket se e kane rrezervuar per monopolet e tyre. Respekte me besimin te zeri i te se vertetes.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thirrje Këshillit Politik/ Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Meta: Nuk shqetësohem për shkarkimin, por për pasigurinë në vend

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ecurinë e mbledhjeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Meta deklaron se Këshilli Politik duhet të gjejë konsensus dhe të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.



Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, sekuestroja e regjistrit të minierës lë pa pension 68-vjeçarin

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Zgjerohet autostrada, hidhen në kosh 600 mijë eurot e shpenzuara për palmat

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Partia Demokratike ka nisur kandidaturat për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

CNA.al ka zbardhur tre emrat e Bashës për anëtarë të KQZ: Hysen Osmanaj, Haki Mustafa dhe Arben Xhiku.
Në listën e propozuar janë shumë emra por deri tani këta të tre kanë dërguar letrat për llogari të PD.

Hysen Osmanaj ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Kukësit në vitin 1995-1996.
Osmanaj gjithashtu ka qenë anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012. Në vitin 2016 ai u zgjodh zv/kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Hysen Osmanaj

Haki Mustafa u emërua drejtor i OSHEE pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017.
Mustafa ishte ndër pesë drejtorët e rinj që erdhën në institucionet kyçe për të shmangur pjesëmarrjen e administratës në fushatë elektorale.

LEXO EDHE:  Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Pozicione të mira pune/ Qeveria shpërblen familjarët e diplomatëve

Haki Mustafa

Emri i tretë i propozuar është Arben Xhiku me profesion inxhinier, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe  ish-anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Në vitin 2005 kryesia e PD-së vendsoi emrin e Arben Xhikut në garën për kreun e degës së Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh në kënetën e Dervenit/ Rrezikohen banesat

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh në kënetën e Dervenit/ Rrezikohen banesat

Një sipërfaqe e madhe me kallamishte është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte, si dhe një sipërfaqe me pemë frutore.



Afër zjarrit ndodhen edhe disa banesa, të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve.

LEXO EDHE:  Avokati zbulon sesi mashtrohet Trump për Shqipërinë nga njerëzit e Soros

LEXO EDHE:  Qeveri e re me kryeministër të vjetër

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojë flakët, ndërsa në ndihmë të saj është nisur dhe zjarrfikësja e Krujës./CNA.al

LEXO TE PLOTE