LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Youtube merr masa ekstreme ndaj personazhit të njohur

9 Shkurt 2018, 21:30, Aktualitet CNA

Logan Paul, përdoruesi i YouTube i cili ka postuar video duke qeshur pranë trupave të njerëzve të vdekur dhe kafshëve të ngordhura , më në fund është ndaluar nga YouTube.

Ndalimi është vetëm i përkohshëm. Por është një nga sanksionet më dramatiketë zbatuara ndaj   Paul pas postimeve shumë të kritikuara.

Kompania tha se kishte marrë këtë vendim pas postimeve akoma më të diskutueshme, në të cilat ai shihej  duke ngacmuar kafshët e vdekura si dhe heqjen e një peshku nga një akuariumi me ujë dhe më pas duke kryer frymëmarrje artificiale me të.

Kjo video erdhi vetëm disa ditë pasi ai postoi videon e tij të “rikthimit”, pasi mori një pushim nga rrjetet sociale pas postimit të videos së tij të diskutueshme në  ” pyllin e vetëvrasjeve”./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga