LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e gjyqtares/ Shtyhet gjyqi ndaj Fadil Kasemit, zbulohet arsyeja

9 Shkurt 2018, 11:13, Aktualitet CNA

Seanca e sotme gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij gjyqtare Fildez Hafizi është shtyrë sërish, dhe mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës.

Seanca e radhës do të mbahet më 16 shkurt. Kasemi gjykohet për ?vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?rrëmbim personi? dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Në seancën e parë, Kasemi u përball në Gjykatën e Krimeve të Renda me Klodian Tafën, shoferin e furgonit që mori peng ditën e ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit të kaluar në zonën e ?Xhamllikut? në Tiranë. 53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish gruan e tij 39 vjeçe e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.

Lajmet e fundit nga