LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon mbledhja urgjente e KLD/ Pezullohen tre gjyqtarë

9 Shkurt 2018, 09:55, Kronika CNA

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mesohet se në mbledhje është vendosur pezullimi nga detyra i tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit.

Gjyqtarët e pezulluar janë: Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Shkarkimi i tre gjyqtarëve është bërë me shumicë votash nga KLD.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate./ CNA.al

Lajmet e fundit nga