LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas komplikacioneve nga fruthi, ndërron jetë foshnja 7 muajshe në Pediatrinë e QSUT  

9 Shkurt 2018, 12:49, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pediatrinë e QSUT-së në Tiranë, ku një foshnje 7 muajshe ka ndërruar jetë pas komplikacioneve për shkak të fruthit.

Mjekët e Pediatrisë thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të shtruar me probleme të shkaktuara nga fruthi.

Sipas të dhënave foshnja 7 muajshe pati komplikacione të rënda nga fruthi. Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare.

Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga