LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas motorin/ Një i plagosur me urgjencë në spital

9 Shkurt 2018, 14:55, Aktualitet CNA

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një makinë është përplasur me një motoçikletë.

Nga informacionet e para, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Papërr, e si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Nga të njëjtat burime mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se ka disa fraktura në këmbë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga