LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Haradinaj takon znj. Madeleine Allbright

9 Shkurt 2018, 19:57, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se është nder i veçantë ta takojë miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

?Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë?, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se Zonja Albright bëri kaq shumë për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë.

?Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë. Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së?, ka përfunduar Haradinaj./ Insajderi.com/

Lajmet e fundit nga