LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kroacia i kërkon Serbisë të paguajë për dëmet e luftës

9 Shkurt 2018, 15:17, Aktualitet CNA

Anëtarja më e re e Bashkimit Evropian, Kroacia, kërkon pagesën e dëmshpërblimit të luftës nga shteti i saj fqinj, Serbia, që është kandidate për të hyrë në BE.

?Në çështjen e dëmshpërblimit të luftës, nuk ka dilema?, ka thënë kryeministri kroat, i cituar nga “Kosova Sot”. Sipas tij Serbia ka mbi dhjetë vite që është ngarkuar me pagesën që duhet të bëjë për dëmet e shkaktuara në luftën e zhvilluar në periudhën 1991-1995.

Por Serbia e hedh poshtë këtë kërkesë dhe kërkon në të njëjtën kohë zhdëmtim nga Kroacia për dëmet që kjo e fundit i ka shkaktuar në po atë luftë. Javën tjetër në Zagreb shkon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic shkon në Zagreb, në një vizitë që pritet me tension.

Kroacia e sheh ?luftën atdhetare? si ?mbrojtje kundër forcave serbomëdha? për të realizuar pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Ndërsa serbët edhe sot konsiderojnë se me këtë luftë kanë dashur të parandalojnë mbetjen e tyre si pakicüë etnike brenda Kroacisë ndërkohë që në kuadër të Jugosllavisë ata përbënin një shumicë.

Duke qenë se e kaluara e luftës ende nuk është përpunuar, faktet përcaktuese të kësaj lufte mbeten të paqarta dhe të kontestuara, përcjell albinfo.ch. Sipas burimeve të ndryshme, numri i të vrarëve rezulton në rreth 20 mijë persona, rreth 14 mijë prej tyre kroatë dhe rreth 6000, serbë.

Sipas burimeve kroate gjatë luftës janë deportuar më shumë se gjysmë milioni njerëz, nga 4.7 milionë banorë sa i ka pasur Kroacia gjithsej. Më shumë se 200 mijë serbë janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre. Vlera e dëmeve materiale mbetet ende e panjohur.

Lajmet e fundit nga