LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni në kërkim të “fakteve” të reja për demarkacionin

9 Shkurt 2018, 10:17, Aktualitet CNA

Komisioni Shtetëror për Demarkacionin është duke i vazhduar aktivitetet në kërkim të ?fakteve? të reja, të cilat kryesisht ndërlidhen me kontrollin efektiv që ka ushtruar Kosova në pjesën e kontestuar me Malin e Zi. Por ata nuk kanë marrë sinjal se këto ?fakte? do të merren parasysh nga Qeveria, në funksion të zgjidhjes e cila do t?i hapte rrugë ratifikimit të marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Partia që drejtohet nga kryeministri Haradinaj ka lënë të nënkuptohet se do t?i japë mbështetje versionit zyrtar të marrëveshjes. Por kësaj duhet t?i paraprijë një marrëveshje me shkrim me kryeministrin e Malit të Zi, për t?i marrë në konsideratë edhe gjetjet e Komisionit të ri shtetëror.

Komisioni shtetëror pretendon se ka gjetur fakte të mjaftueshme me të cilat dëshmohet pronësia e Kosovës në pjesën që, sipas versionit zyrtar të marrëveshjes, i takon Malit të Zi. Por kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk janë në dijeni për kërkim-zgjidhjet që po bëhen.

?Edhe ne kemi dëgjuar për këto çështje, kryesisht prej medieve, pasi që nuk jemi në dijeni se çka është duke ndodhur konkretisht, pasi që këto çështje janë politike dhe politika neve nuk na jep llogari për tentativat dhe veprimet që janë duke i bërë?, ka thënë Bulliqi për ?Kohën Ditore?.

Lajmet e fundit nga