LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HEC-et në Kanionet e Osumit/ Reagon kryeministri: Ja çfarë do të ndodhë

9 Shkurt 2018, 09:26, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media se në Kanionet e Osumit do të ndërtoheshin dy HEC-e.

Në një mesazh në faqen e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se Kanionet e Osumit nuk do të preken.

Sipas Ramës, individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Postimi i plotë i Ramës:

KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN ? Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga