LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive, e 7-ta e Beratit pranon mandatin/ Flet deputetja që zëvendëson Eduard Halimin

9 Shkurt 2018, 18:19, Aktualitet CNA
Ekskluzive, e 7-ta e Beratit pranon mandatin/ Flet deputetja që

Eduard Halimi dha sot dorëheqjen si deputet i Partisë Demokratike, duke lënë mandatin e tij, i vetmi që PD kishte si fitues në Qarkun e Beratit.

Sipas ligjit zgjedhor, mandati i Eduard Halimit, i kalon një zonje. Sipas listës mandati shkonte tek Juvina Jani, e cila ka bërë një reagim zyrtar, duke deklaruar publikisht se nuk do ta pranonte mandatin si deputete e PD. Pas Juvinës, në listë vjen zonja Monika Qose.

CNA.al komunikoi me kandidaten e 7-të të listës së PD-së, e cila tha ekskluzivisht për CNA.al, se nuk kishte ende asnjë informacion dhe komunikim zyrtar, gjithçka e ka mësuar nga mediat.

E pyetur se a do ta pranonte mandatin apo do të vepronte si paraardhësja e saj, Qose tha se, “Jam e nderuar dhe do ta mirëpres, në rast se më ofrohet zyrtarisht.”

Pra me sa duket edhe nga prononcimi i zonjës Qose, ajo pritet të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Por burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al, se gjithçka është mbyllur. Mandati i takon Astrit Veliajt./CNA.al

Lajmet e fundit nga