LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të guxonit t’i vishnit këto?/Gigi Hadid na prezanton veshjet e së ardhmes

9 Shkurt 2018, 22:10, Aktualitet CNA
Do të guxonit t’i vishnit këto?/Gigi Hadid na prezanton veshjet

Është një nga javët më të rëndësishme të modës. Dhe modelet u shfaqën në versionin e tyre më të veçantë, që mund t?i keni parë ndonjëherë, ndërsa sfiluan për Jeremy Scott, gjatë Javës së Modës në Nju-Jork, të enjten.

 

Gigi Hadid, Stella Maxwell dhe Jasmine Tookes ishin vetëm disa modelet, që u shfaqën me paruket shumëngjyrëshe dhe veshjet e së ardhmes.

Modelet u shfaqën me veshje që tregonin barkun e sheshtë dhe me një makijazh avangardë portokalli dhe buzët rozë.

Veshjet ishin shumë kreative dhe nga ana tjetër shumë të çuditshme. Ato mbanin të veshura çizme stil roboti metalizato, me detajet e lidhëseve apo të gjitha me pelush.

Jeremy Scott kishte zgjedhur copat me ngjyra dhe me shkëlqim, për të dizajnuar nga veshjet sportive te ato klasike./CNA.al

Lajmet e fundit nga