Connect with Us

Arta Marku sulmon tatimorët/ Të ardhurat për Buxhetin e Shtetit, i shkëmbejnë me përfitime personale

Kronika

Arta Marku sulmon tatimorët/ Të ardhurat për Buxhetin e Shtetit, i shkëmbejnë me përfitime personale

Publikuar

-

Prokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka qënë e pranishme sot ne analizen e prokurorise së Fierit.

Gjatë fjalës së saj, Marku theksoi se Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu ajo shtoi se rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht”.

Sipas kryeprokurores, fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

LEXO EDHE:  U aksidentua me motor/ Ndërron jetë 58 vjeçari

Ndër të tjera ajo shtoi se krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore.

“Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”. Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit. Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.”-deklaroi Arta Marku.

Marku tha se zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standarti ku ne pretendojmë të shkojmë.

“Për t’i ndërgjegjesuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.”- u shpreh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati në Shkodër/ Kush është ish-deputeti që u plagos rëndë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, në qendër të qytetit të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, 64 vjeç.

Ndaj tij u qëllua me një armë tip pistoletë me silenciator, fill pasi ai kishte dalë nga banesa e tij që ndodhet në lagjen “Vasil Shanto”.



Pashko Ujka më herët ka qenë deputet i Partisë Demokristiane përgjatë legjislaturës në vitet 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. Nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Fier-Kolonjë, humb jetën 27 vjeçari

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën e mitur dhe bashkëjetuesen/Arrestohet fieraku

Ujka është kërcënuar edhe herë të tjera, pasi drejt banesës së tij është qëlluar me armë zjarri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Arta Marku takim me gazetarët: Prisni surpriza në Prokurori…

LEXO EDHE:  Arrestimet e bujshme të ish-deputetëve/ “Prokuroria po shkatërron provat”



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE