LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Super-operacioni në Elbasan/ Policia jep detaje, ja kush janë të arrestuarit

8 Shkurt 2018, 09:13, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, nëndrejtori i policisë së Elbasanit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin ?Forca e Ligjit?, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa ka zbuluar emrat e 5 personave të arrestuar.

Të arrestuarit janë: Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari, Kristian Petani.

Gjatë operacioni dje, u fol për goditjen e një grupi kriminal dhe u sekuestruan armë, tritol e drogë.

Që prej ditës së djeshme Policisë e Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ?Forca e Ligjit?. Policia përdori metoda proaktive për këtë operacion, duke infiltruar kështu në grup edhe agjentë civilë, ndërsa operacioni u drejtua nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.
Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga