LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Hipotekën e Tiranës/ Ja si bllokon me plehra hyrjen e pallatit

8 Shkurt 2018, 20:12, Aktualitet CNA
Skandali në Hipotekën e Tiranës/ Ja si bllokon me plehra hyrjen e

Në redaksinë e CNA (CityNews Albania), ka mbërritur një denoncim nga një qytetar, i cili pasqyron situatën skandaloze në të cilën është katranosur hyrja e një pallati, në të cilin është vendosur edhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.

Kjo zyrë shtetërore është vendosur në një pronë private, dhe përkundër asaj që duhet të pasqyrojë, pra një ambient të pastër dhe të rregullt, tregon të kundërtën. Një situatë skandaloze, të mbytur nga plehrat, të cilat në vend që të hiqen shtohen dita-ditës.

Qytetari u shpreh për CNA se në dy ditë të ndryshme përkatësisht të hënën dhe të enjten, gjendja në hyrjen e pallatit ku është ZRPP Tiranë, mbeturinat janë shtuar, siç mund ta shihni edhe në fotot e më poshtme.

Ditën e hënë, data 5 shkurt

Ditën e enjte 8 shkurt

Më e pakta që kjo zyrë shtetërore mund të bënte, do të ishte që plehrat në vend që t’i grumbullonin prej 4 ditësh dhe të bllokonin hyrjen e pallatit, t’i ngarkonin qoftë edhe në makinën e drejtorit, e t’i çonin ku e kanë vendin.

Përveç kësaj, pallati ku është vendosur ZRPP Tiranë, nuk ka as administrator, gjë që është një problem më vete që do trajtuar, pasi “Lali Eri” ka proklamuar me të madhe vendosjen e administratorëve në të gjithë pallatet, por me sa duket edhe në ato ku vendosen zyra shtetërore nuk ka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga