LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova e “kushtëzuar” nga veprimet e Serbisë

8 Shkurt 2018, 08:14, Aktualitet CNA

Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian është i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Në ndryshim nga Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova në asnjë pjesë të Strategjisë nuk trajtohet si pjesë e zgjerimit. Përmendet vetëm për MSA-në, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe për obligimet ndërkombëtare që ndërlidhen me Gjykatën Speciale.

Për njohësit e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, ?fati? i Kosovës drejt integrimit në BE do të varet nga veprimet e Serbisë.

?Kosova në Strategjinë evropiane është e kushtëzuar nga veprimet e Serbisë. Nëse Serbia arrin marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën atëherë edhe Kosova mund të përparojë në rrugën evropiane?, ka thënë politologu Belul Beqaj. Sipas tij, nuk është e vërtetë se Kosova trajtohet sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga