LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” i riu në Bulqizë/ Ushtron dhunë ndaj babait

8 Shkurt 2018, 08:02, Aktualitet CNA

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari, pasi akuzohet se dhunoi babain e tij.

Uniformat blu të këtij qyteti bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Dhionis Hysa.

Ky i fundit akuzohet se në banesën e tij ka dhunuar babain, 60-vjeçarin me inicialet H.H. Ka qenë babai i të riut që ka bërë denoncimin në polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale ?Dhunë në familje?, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga