LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati ngre alarmin: Po kalojmë nga "drejtësia e pandëshkueshmërisë" në...

8 Shkurt 2018, 20:38, Aktualitet CNA

Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e emisionit ” Të Paekspozuarit”, e gazetarit Ylli Rakipi, është shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij po kalohet nga një “drejtësi e pandëshkueshmërisë”, në “drejtësinë e përdorur politikisht si armë për kundërshtarin”.

Sipas Andi Bushatit, ky dyshim nxitet nga ngjarjet e fundit, ku drejtësia nuk është lejuar që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, të ndiqej nga burgu, edhe pse kjo u kërkua nga Prokuroria, është rasti i “zhdukjes” së disa oficerëve të lartë të policisë, të akuzuar për përfshirje në narkotrafik, si dhe “zhdukja” e Orest Sotës, i cili u kap me 863 mijë euro në makinë, dhe patentat e ish-ministrit Tahiri.

Analisti u shpreh se ky dyshim forcohet më shumë kur rihapen çështje të vjetra të ndodhura gjatë qeverisë së kaluar të PD.

Ai tha se nuk është për mosndëshkueshmërinë e aferave të asaj qeveria, por nuk dëshiron që ndëshkimet të jenë të njëanshme, ndërsa shtoi se drejtësia e përdorur si armë politike është shumë herë më e rëndë se drejtësia e pandëshkueshmërisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga