LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO - “Keni Perëndi a s’keni?!”/ Kryeministri ndërpret inspektimet në Fier dhe...

6 Shkurt 2018, 19:54, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i cili ishte në qytetin e Fierit, ku inspektoi punimet në terren për zgjerimin e lumit Gjanica dhe shëtitoren.

Gjatë inspektimeve të ktyre punimeve, një banorë ka ndërprerë “shëtitjen” e Ramës, duke thirrur: “A keni Perëndi a s’keni?!” e pas kësaj kryeministri e ka thirrur që të bisedojë me të për problemin që kishte.

Gazetari Ervis Kuci ka siguruar për News24 videon ndërsa ka intervistuar edhe banorin në fjalë rreth bisedës me Kryeministrin dhe atë që e shqetësonte. Banori është Nexhip Këmbora dhe tha se i është ankuar pasi duan t?i prishin shtëpinë që e ka pranë Gjanicës, për të cilën thotë se Hipoteka i ka zhdukur dokumentet.

?Kryeministri më tha ke dokumente mirë, s?ke do ta prish tha, ça tha. Ke vërtetim pronësie, asgjë tjetër. Kjo ishte përgjigjja e tij. Unë kam një ndërtim poshtë tek lumit Gjanica, me leje por Hipoteka ka bërë pisllëqe, i ka heq dokumentet dhe më nxjerrin pa leje fare. Mirë që më priti njëherë se i kam dërguar 100 telegrame e s?më ka kthyer përgjigje?, tha banori. /CNA.al

Lajmet e fundit nga