LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OSHEE kontroll blic në Tiranë/ 13 abonentë përfundojnë në polici

7 Shkurt 2018, 09:05, Aktualitet CNA

Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa kontrolle blic në dy ditët e fundit, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative mbi abonentë që vidhnin energjinë elektrike.

Kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga ?Myslym Keta?, Shkozë pranë shkollës ?Androkli Kostallari?, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.

Kështu, në zonën e Laprakës, u shoqëruan në polici 4 shtetas, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të

bashkëpunonin me organet e hetimit për të treguar pronarin e objektit që vidhte energji elektrike.

Abonenti Gëzim M. u procedua në polici, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes një linje të dytë, duke shmangur matjen.

Nga kontrollet e grupeve operative OSHEE Tiranë, pranë rrugës ?Myslym Keta?, u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 abonentëve. Konkretisht, Nafie K., Dritan A. dhe Florian Ç. u kapën duke vjedhur energjinë elektrike, pasi furnizoheshin jashtë sistemit të matjes, që të tre në të njëjtën kabinë.

Tjetër grup operativ, ushtroi kontroll në zonën ish-uzina Traktori, pranë shkollës 9-vjeçare ?Androkli Kostallari?, u zbuluan dy raste të furnizimit me energjinë elektrike, në kundërshtim të plotë ligjin dhe Kodin Penal. Shefikat H. dhe Arta K., furnizoheshin me energji jashtë sistemit të matjes, pra energjia që konsumonin nuk matej.

Në zonën e Kombinatit (pranë depove të ujit), abonenti Lefter M. pas kontrollit, u konstatua se vidhte energji elektrike.

Në Kamëz, abonenti Mahmut D. konsumonte energji elektrike pa patur kontratë. Me të mësuar për prezencën e policisë, abonenti u largua në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim. Agim H. u konstatua nga grupi i kontrollit se kishte instaluar matësin me ?kokë poshtë? (shmang regjistrimin e konsumit).

Për të gjitha rastet më lartë, bashkë me procesverbalet e kontrollit, në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, kanë nisur hetimet nga organet kompetente./CNA.al

Lajmet e fundit nga