Connect with us

Aktualitet

Njerëzit që luajnë këtë lojë janë më të lumtur dhe të shëndetshëm

Publikuar

-

Sims lindi si sot 18 vjet më parë.

Pra stimulimi i jetës virtuale që na lejoi të shtireshim si “Zota” për orë të tëra ka arritur moshen e maturisë.

Ju do të mendonit se duke u zhytur në një univers alternativ por i vërtetë për jetën do të ishte e dëmshmem, por rezulton se në të vërtetë mund të jetë mjaft e shëndetshme.

Krahasuar me drogërat e forta, alkooli, varësia e lojërave të fatit dhe forma të tjera të zakonshme të arratisjes nga jta reale, lojrat e simulimit të jetës si The Sims janë një mënyrë produktive për t’u çliruar për pak nga monotonia e përditshmërisë.

Ju mund të zgjidhni kur të dilni, hani, punoni, bëni dashuri, bëni bebe, dhe me një numër të mashtrimeve në dispozicion, ju mund të merrni edhe vendimin e guximshëm për ta vrarë Sim-in tuaj.  Zgjedhjet janë të pafundme, por pasojat e vërteta janë të papërfillshme, duke e bërë atë një mënyrë e shkëlqyer për të ushtruar kreativitetin dhe imagjinatën tuaj pa kufij./CNA.al

 

Aktualitet

Arrestimi i dy ish-deputetëve/ Xhafaj paralajmëron goditje të tjera

Publikuar

-

By

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me arrestimet e dy ditëve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Xhafaj thotë se forca e ligjit do vazhdojë dhe ky nuk është show, por betejë reale me krimin. Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se të tjera goditje e rezultate do ketë së shpejti.

Sipas Xhafajt, “Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.”

“Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.”-shkruan Xhafaj.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U arrestua për trafik droge, çdo të bëhet me konkurrimin e Stresit në “Këngën Magjike”?

Publikuar

-

Reperi shqiptar, Stresi është arrestuar prej ditësh tashmë për trafik droge dhe krime kundër personit.

Arkimed Lushaj u vu në pranga të mërkurën në një hotel në Tiranë. Ai kishte vetëm 3 ditë që kishte prezantuar këngën për festivalin “Kënga Magjike”, që ia dedikon nënës së tij.

E ndërkohë që çështja e tij po hetohet, pas akuzave se është pjesë e një grupi kriminal, të gjithë ne shtrojmë pyetjen: Çdo të bëhet me konkurrimin në “Këngën Magjike”?

Dje, Ardit Gjebrea e prezantoi këngën “Të du mam”, të reperit shqiptar gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”. Gjatë prezantimit të konkurrentëve të javës së kaluar, moderatori përmendi mes emrave të tjerë edhe atë të Stresit.

Nga publiku pati ovacione dhe duartrokitje që u kaluan pa koment nga ana e Arditit.

Kjo do të thotë se ai vijon të jetë pjesë e konkurrimit në festival dhe na mbetet të shohim sesi do të shkojë fati i reperit deri në gjysmëfinale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video e papublikuar/ Mbreti Zog në Paris, gusht 1939

Publikuar

-

By

Gazetari Ilir Konomi, në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar një video të Mbretit Zog në Paris, në gusht të vitit 1939.
Në postimin tij, Konomi shkruan se “video e shkurtër tregon mbretin Zog duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit në Paris. Data është 21 gusht, 1939.”
Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit 1939, pas një udhëtimi të gjatë, së pari në Greqi, pastaj në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.

“Mbreti Zog në Paris, gusht 1939
Kjo video e shkurtër tregon mbretin Zog duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit në Paris. Data është 21 gusht, 1939.
Videoja është pjesë e dokumentarëve të lajmeve që shfaqeshin në kinematë franceze të kohës dhe deri dje ishte e mbuluar nga pluhuri i historisë.
Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit 1939, pas një udhëtimi të gjatë, së pari në Greqi, pastaj në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.
Ai u vendos në Chateau de la Maye të Versajës me Mbretëreshën Geraldine, djalin disamuajsh Leka I dhe suitën e tyre.
Një turmë kurreshtarësh është mbledhur pranë Harkut të Triumfit për të parë mbretin shqiptar, largimi i të cilit nga Shqipëria disa muaj më parë kishte bërë bujë në shtypin europian.
Më 7 prill 1939, Shqipëria e Zogut ishte pushtuar nga Italia e Benito Mussolinit me një akt prej gangsteri dhe Europës po i hynin të dridhurat.
Në një plan më personal, Mbreti Zog ishte martuar vetëm një vit më parë me hungarezen Geraldine dhe bebja e çiftit mbretëror shqiptar ishte vetëm dy ditëshe kur ndodhi pushtimi.
Zogu nuk qëndroi shumë në Paris, sepse më 10 maj 1940 Hitleri sulmoi Francën dhe e pushtoi brenda 6 javësh. Familja mbretërore u detyrua të mërgojë në Angli.”-shkruan Konomi në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Nga Andi BEJTJA/ Tre akte që e dënojnë Shqipërinë me vdekje!

Diku aty nga vitet 2000, një miku im gazetar nga Estonia, më tha diçka, që sa herë kaloj në rrugët...

Close