LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosnjohja e Kosovës nuk garanton antarësimin e Serbisë në BE

7 Shkurt 2018, 17:53, Aktualitet CNA

Ashtu si edhe në njoftime të mëparëshme edhe në takimin e prezantimit të strategjisë së re të integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, Serbia dhe Mali i Zi u përmendën si vëndet e vetme me afat të qartë për antarësim.

Gjë e vendosur kjo edhe në versionin përfundimtar të kësaj strategjie,ku thuhet se Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që do të marrin afat të qartë kalendarik për pranim të mundshëm në BE në vitin 2025.  Ndodh kjo ndërsa datat e integrimit evropian të vendeve të tjera të Rajonit nuk përmenden.

Sigurisht hartuesit e kësaj strategjie kanë kutin e tyre në vendosjen e afateve dhe përcaktimin kohor të antarësimit të vendeve të Ballkanit, por ka një mospërpuethshmëri midis detyrave të shtëpisë që vëndet e Rajonit kanë për të kryer, si kusht për antarësim, dhe deklaratave zyrtare. Ku përfshihet edhe kjo e djeshmja që e vendos Serbinë, krahas Malit të Zi, në rradhën e antarësimit prioritar në vitin 2025.

Gjykuar nga këto detyra shtëpie dhe deklarimeve zyrtare të bëra nga autoritetet shtetërore serbe i bie që Serbia të mos njoh integrim në BE për sa kohë të mos njoh pavarësinë e Kosovës. Të paktën edhe ky kusht është artikuluar dhe vijon të artikulohet nga autoriteti drejtues i BE-së, si vendimtar dhe i pakthyeshëm.

Sikurse të pakthyeshëm e artikulojnë mosnjohjen dhe qënien e Kosovës pjesë gjymtyrore të Serbisë ministra, patriark, veteranë, gjeneralë, diplomatë, ushtarake etj., personalitete politike e shtetërore serbe, që nuk kanë ngurruar të anatemojnë përpjekjet e presidentit Vuçiç për të thyer tabunë e mosnjohjes së Kosovës.

Momentalisht fryma kundër paqes dhe njohjes së Kosovës është sunduese në pjesën dërmuese të Serbisë dhe ende nuk di të thotë kush se cila do të jetë magjia që do ti bëj armiqtë shekullorë të shqiptarëve të Kosovës të ndryshojnë mendim. Pra të bëjnë paqe dhe ta njohin atë si shtet më vete, duke realizuar kështu detyrën kyç të shtëpisë për të qenë pjesë e BE-së në vitin 2025.

Dje ministri i Mbrojtjes në detyrë i Serbisë, Aleksander Vulin, i shquar për deklaratat patetike për moslëshimin dhe qenien e Kosovës gjymtyrë serbe, artikuloi ndarjen e përgjithmontë nga ?jeruzalemi? i Serbisë pa precizuar gjë konkrete, por duke lenë të nënkuptuar se diçka nën kulisa po lëvizë për mirë. Ndërkohë vetëm një ditë më pas, pra sot në vijim të profilimit të tij pro njohjes së Kosovës, gjatë një takimi në Beograd me komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur qartë se ka ardhur koha që Serbia të paguaj çmimin e të kaluarës duke e lenë të përfshirë edhe njohjen e Kosovës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga