Connect with Us

Kledi Kadiu bën rrëfimin e dhimbshëm për BBC: Vidhnim në supermarkete për të mbijetuar…

Aktualitet

Kledi Kadiu bën rrëfimin e dhimbshëm për BBC: Vidhnim në supermarkete për të mbijetuar…

Publikuar

-

Kledi Kadiu, balerini shqiptar i cili ka arritur të ndërtojë karrierë në Itali, ka bërë një rrëfim rrëqethës për BBC.Kadiu ka treguar rrugën e tij drejt suksesit që kur ka qenë i mitur, dhe largimin me anijen “Vlora” drejt Italisë, ku kishte edhe 20 mijë vetë të tjerë, në vitin 1991 pas hapjes së kufijve.
Kledi ka rrëfyer edhe se jeta e tij dhe e të rinjve të tjerë ishte shumë e vështirë në hapat e parë, dhe atyre u duhej të vidhnin ushqime në supermarkete për të mbijetuar në vendin fqinj.
Ai ka thënë:
Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallëzimi, teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndriçuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garnatuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.
Jeta në akademi ishte shumë e vështirë. Gjatë ditës duhet të shkonim në shkollë, të studionim për provimet dhe mbi të gjitha duhet të kërcenim me orë të tëra çdo ditë. Hoqa dorë nga fëmijëria ime për tu bërë një kërcimtar baleti. Dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Studiova aty për tetë vite me radhë. Kur dola për herë të parë në skenë isha i emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe më pas u kërkova që t’iu bashkoja trupës së baletit.
Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalist. Doja të isha i lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim.
Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku çdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja çamçakëz dhe të pija koka kola. Por s’kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.
Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S’kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as celular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjetëm veten te “Vlora”, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt “Anija e ëmbël”. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas. Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i mërzitur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë sa na u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.
Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se çfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se çpo ndodhte, atëherë i hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.
U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.
Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hipën në një traget drejt e në Durrës. Ishte një udhëtim shumë i trishtueshëm. Ëndrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shansin për të shijuar coca-cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjithë udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shans që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq i nxehur sa nuk më foli për tre javë.
Pas kësaj aventure, iu riktheva jetës normale: kërcimit në teatër. Por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e shoë-t për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të çuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.
Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive, mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në shoë-n që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të danc-it dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e danc-it që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar.
Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot”.Burimi:BallkanWeb

CNA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: