LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frymëzohet nga Franca/ Trump kërkon paradë ushtarake madhështore

7 Shkurt 2018, 19:40, Aktualitet CNA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar nga Pentagoni të organizojë një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin e vendit.

Presidenti u?a bëri këtë kërkesë shefave të lartë ushtarakë, në fund të janarit, pasi thuhet se u impresionua nga parada franceze e festimit të ?Ditës së Bastilles?.

Shfaqjet ushtarake në Washington zakonisht përdoren vetëm për të shënuar fitoren në fund të një lufte. Demokratët e krahasuan planin me shfaqjen e fuqisë ushtarake të organizuar nga kombet autokratike.

Plani i Tump u zbulua nga ?Washington Post? përpara se të konfirmohej nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, transmeton ?KosovaPress?.

“Presidenti Trump është mbështetës i anëtarëve të shërbimit të Amerikës që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbajtur vendin tonë të sigurt”, tha Sanders, duke shtuar:Presidenti i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të organizohet një festë në të cilën të gjithë amerikanët mund të japin vlerësimin e tyre”.

Pas kërkesës së Presidentit Pentagoni po shqyrton detajet e kësaj ngjarjeje që pritet të jetë risi në jetën zyrtare të amerikanëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga