Connect with Us

Eksperienca e klientëve në degë në fokus të Drejtuesve Ekzekutiv të Credins Bank

Aktualitet

Eksperienca e klientëve në degë në fokus të Drejtuesve Ekzekutiv të Credins Bank

Publikuar

-

Në një bisedë me stafin, Drejtori i Përgjithshëm thekson dhe një herë rëndësinë e ndërtimit të një marrëdhënie afatgjatë me klientin.

Implemetimi programit për rritjen e efektshmërisë së forcës shitëse, që nisi si një projekt pilot para katër vitesh në Credins Bank, është shtrirë tashmë në të gjithë rrjetin e degëve, duke kontribuar në një kulturë të re komunikimi me klientin dhe në rritjen e reputacionit të bankës. Ky program ka ndryshuar përqasjen me klientin, ka rritur proaktivitetin dhe çka është shumë e rëndësishme, ka ndikuar ndjeshem në klimën e brendshem të stafit. Pavarësisht stepjes në fillim nga ky projekt, gradualisht, rezultatet e matshme treguan se mund ta bëjnë edhe punën të matshme, duke vleresuar individin, duke nxitur punën në ekip, dhe duke sjellë përmirësim të vazhdueshëm në Credins bank. Programi është shoqëruar me skema të reja incentivimi, por dhe me një dialog intensiv midis stafit në degë me Drejtuesit e Lartë.

“Nje kafe në Credins” është një format takimesh jo-formale me pjesëmarrjen e Drejtuesve Ekzekutive të bankës, ku, në një bisedë të lirë me shitësit më të mirë të Credins, identifikohen arritjet, përcillet feedback mbi pritshmëritë e klientëve por dhe konstatohen veshtirësitë e nevojat për përmirësime të sistemeve, logjistikës, produkteve e keshtu me rradhë.

Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me Drejtorin e Përgjithshëm, zotin Maltin Korkuti, stafi u shpreh se ky projekt jo vetëm ka sjellë rritjen e ndëgjegjësimit por ka rritur edhe ambicjen në punë për rezultate të mëtejshme. Drejtori nga ana i tij i informoi punonjësit se fokusi i bankës, në përputhje me zhvilimin tekonologjik, është krijimi i një atmosfere sa me positive për klientin dhe optimizimi i marrëdhënies klient – bankë përmes dixhitalizimit të produkteve dhe automatizimit të mëtejshëm të proceseve të punës. Efekti kryesor që synohet nga kjo përqasje është ti japë stafit në degë më shumë kohe dhe mundësi për të dëgjuar dhe kuptuar nevojat e klientit, duke i bëre klientët ta përjetojnë në mënyre sa më pozitive eksperiencën e tyre në bankë e ta konsiderojnë Credins partnerin e rrugëtimit të tyre të suksesit.

LEXO EDHE:  Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën e saj qëndrore

Takimi u mbyll me ndarjen e çmimeve për shitësit më të mirë, fitues të një udhëtimi turistik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Këlliçi shkruan se raporti konfirmoi se garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

“Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR konfirmoi atë që dimë të gjithë:

Garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i shërbejnë Shqipërisë dhe standardeve që BE kërkon prej vendit tonë.

Aty ku sovraniteti i zgjedhësve blihet me para të pista, me favore të paligjshme në tendera, konçensione e PPP, me legalizime banesash në minutë të fundit, me patronazhistë-gjurmues;

aty nuk ka zgjedhje të lira e as të ndershme.

Aty ka masakër elektorale!

Jam dëshmimtar okular i masakrës elektorale dhe nuk jam i vetmi. Në Kombinat, Vaqarr, Ndroq, Pezë, Unazë e Re, Kashar e Mëzez, kam parë e denoncuar rastet se si drejtorë e drejtoresha, prefekti e ministresha, së bashku me vartësit e tyre, braktisën punët e zyrës për t’u bërë patericë e një gojështhururi kronik.

PD është aset i Shqipërisë. Besimi i qytetarëve ndaj PD është aseti më i madh që ka forca jonë politike. Prandaj detyrimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar përballë këtij regjimi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj gazetarit/ Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor

Publikuar

-

Nga

Dhuna ndaj gazetarit/ Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas operacionit të policisë ku u ndalua gazetari Ergys Gjençaj, i cili u shtri në tokë me duart pas dhe u cilësua bashkëpunëtor pasi filmoi një operacion antidrogë.

Meta shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit dhe se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

LEXO EDHE:  “Buqeta e Mësuesit”/ Oferta më e re e lançuar nga Credins Bank këtë 7 Mars.

LEXO EDHE:  “Buqeta e Mësuesit”/ Oferta më e re e lançuar nga Credins Bank këtë 7 Mars.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Kikia tha se ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ndërsa shtoi se edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.

LEXO TE PLOTE