Detaji/ Zbulohet pse Edi Rama hoqi Niko Peleshin dhe vendosi Senida Mesin zv.Kryeministre – CNA
Connect with us

Aktualitet

Detaji/ Zbulohet pse Edi Rama hoqi Niko Peleshin dhe vendosi Senida Mesin zv.Kryeministre

Publikuar

-

Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama, me shpalljen e qeverisë, kishte dhe shumë surpriza, më e çuditshmja ishte emërimi i Niko Peleshit zëvendëskryeministër, për faktin se ai mbante postin e kryebashkiakut të Korçës dhe ishte në mes të mandatit.

Pas një pune 4-vjeçare duke drejtuar projektin e rilindjes urbane, Niko Peleshi u quajt një nga ministrat më të suksesshëm, por ai u largua nga zëvendëskryeministër, duke e çuar tek bujqësia. Një ministri jo pa peshë, por në atë kohë u tha se zëvendësimi i Peleshit kishte ardhur për shkak të emërimit të Senida Mesit, si një personazh që mund të garonte në zgjedhjet lokale të vitit 2019, si kandidate për kryebashkiake e Shkodrës.

Sot në fakt u mësua edhe një detaj tjetër, se pse Senida Mesi kishte zëvendësuar Niko Peleshin, i cili ishte pasardhës i Themie Thomait, apo Jemin Gjanës.

Detyra nuk ishte e parëndësishme e zotit Peleshi, por askush nuk e kuptonte se çfarë nuk bënte dot Niko Peleshi si zëvendëskryeministër. Sot këtë na e zbuloi vetë Kryeministri.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhit nuk i del inati me Ramën

Në një show mediatik që zgjati disa orë, u vu re shkëlqimi i zëvendëskryeministres, Senida Mesi. Ajo tashmë kishte marrë rolin e saj të vërtetë, moderatore kryesore e ERTV, televizioni më i ri online, i cili me transmetimet e tij po sfidon telenovelën “Sulltanesha Kosem”.

Zëvendëskryeministrja Mesi, e cila nuk ka asnjë lidhje farefisnore me fenomenin e futbollit, yllin e Barcelonës Lionel, sot shkëlqeu. Ashtu si një yll i vërtetë, por jo në futboll, ajo shkëlqeu si moderatore në ERTV dhe zbuloi përfundimisht të vërtetët, “Cila ishte paaftësia e Niko Peleshit, dhe arsyeja pse u hoq nga zëvendëskryeministër?”.

Burime serioze thanë se projekti për moderatori/en e ERTV, ishte ai që vendosi fatin e ardhshëm të Niko Peleshit.

Megjithëse prej Korçe dhe me performancë të lartë vizive me sa duket për Ramën, ai nuk do të ishte moderatori i duhur për ERTV. Me Senidën zëvendëskryeministre, Rama sot provoi se kishte zgjedhur edhe moderatoren e duhur. /CNA.al

Aktualitet

Trondit ish-kreu i PD/ Njerëz me të kaluar të errët në krye të strukturave drejtuese

Publikuar

-

By

mblidhjet keshilli kombetar i pd

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Dega Kukës, Ibsen Elezi  ka bërë të ditura fakte tronditëse në lidhje me emërimet nga Këshilli Kombëtar, për strukturat drejtuse të Partisë Demokratike.

Sipas Elezit, ky proces nuk është aspak demokratik dhe për më tepër po shërben të shkatërrojë PD –në, si forcë e djathtë antikomuniste.

“Rruga më e sigurtë për shkatërrimin e saj (PD) është shkelja e çdo rregulli që garanton demokracine e brendshme, si dhe zgjedhja në drejtimin e saj e njerëzve të kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros”, ka shkruar në rrjetet sociale , Elezi.

Më tej ai ka hedhur dritë mbi të kaluarën dhe figurat e të gjitha kandidatëve të  propozuar nga Basha për strukturat drejtuese në Partinë Demokratike./CNA.al

Postimi i plotë:

Demokrate !
Sot emerohet nga keshilli kombetar struktura drejtuese e PDSH.

Ne fakt ky proces aspak demokratik, nuk eshte gje tjeter vecse veprimi i rradhes se nje axhende qe synon shkaterrimin e PD si nje force e djathte antikomuniste.

Sic e kemi theksuar edhe me pare, rruga me e sigurt per shkaterrimin e saj eshte shkellja e cdo rregulli qe garanton demokracine e brendeshme, si dhe zgjedhja ne drejtimin e saj e njerezve te kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros.

Konkretisht kush po emerohet sot ne strukturen drejtuese:

– Sekretar i pergjithshem PDSH- Nr.2 i PDSH

Gazmenda Bardhi- Sorosist dhe homoseksual i deklaruar. Mbrojtes i kauzes se gjinise trete dhe nrdyshimit te kodit familjes per zgjerimin e konceptit me martesat Burre-Burre dhe Femer-Femer, fatal per shoqerine njerzore, dore e djallit ne toke. Koncept ky qe mbrohet edhe nga eksponent te tjere te katapultuar ne PDSH (nga Basha dhe Neim Cili) si Pampuri, Saljani dhe sorosistat tjere.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Të çlirojmë institucionet e grabitura!

– Dy nenkryetaret

Edmond Spaho – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit.

Edi Paloka – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit

Keta dy persona te akuzuar publikisht, kane detyrim statutuor verifikimin e figures tyre . (Neni 62,63)
Termi i sajuar per ta, rikonfirmim nuk gjendet statutin e PD.

-Sekretar per ceshtjet ligjore
Clirim Gjata- djali i nje gjykatesi famkeq te komunizmit. Zgjedhja e tij eshte nje provokim per cdo demokrat ne PD, per t’na thene se edhe pas 28 vitesh “Jemi Ne

-Sekretar per ceshtjet zgjedhore
Ivi Kaso- djali i nje ish-prokurori te kohes komunizmit.

Pra keta jane drejtuesit e rinje qe do na udheheqin nga fitorja ne fitore, Sorosista, Homoseksualista, Ish-sigurimsa, trashgimetar te njerzeve qe kane lyer duart me gjak ne kohen e komunizmit (ju kerkoj ndjese, se ketu nuk perfshije shume prej atyre demokrateve qe rrjedhin nga familje te majta te paperlyera)

PS:
Turp per ate qe i thote vetes i djathte dhe ndyhet ne kete proces,
turp per ata qe vijne nga familje te persekutuara dhe ulin koken si dele dhe votojne per “legjitimimin” e bijeve te persekutoreve te tyre,
turp qe mohoni gjakun e te pareve tuaj.
Lufte doni, lufte do keni !

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjarje e rrallë/ Të dy boksierët përfundojnë në tokë me “knockout” të dyfishtë

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një ndeshje boksi ku përballja mes boksierëve përfundon me nokaut të dyfishtë.

Dy boksierë pësuan nokaut pikërisht në të njëjtën kohë gjatë një përballje në Indi.

Sa i përket rregullave, nokautet e dyfishta janë aq të rralla saqë shumica e organeve rregulluese të ndeshjeve të boksit nuk i klasifikojnë ato fare.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Të çlirojmë institucionet e grabitura!

Megjithatë, përballja mes këtyre dy boksierëve përfundoi pa fitues pasi gjyqtari e vlerësoi si barazim.

Dy boksierët duken se i godasin kokat e njëritjeterit në të njëjtën kohë, ndërsa një person që është duke e incizuar këtë ndeshje dëgjohet duke thënë: “Çfarë ndodhi?”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha jep alarmin/ BE i pret shpresat Shqipërisë

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur sot fjalën hapëse në mbledhjen e Këshillit të ri kombëtar të kësaj force politike.

Në fjalën e tij, Basha ka ngritur zërin për kapjen e politikës nga krimi, ndërsa theksoi sfidat që e presin  partinë që ai drejton.

“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës. Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të ndershme. Zgjedhjet e kriminalizuar janë burim kryesor i politikës së korruptuar. Dekriminalizimi i zgjedhjeve është objekt parësor për të ardhmen e vendit.”-tha Basha.

Më tej, ai riktheu sërish në vëmendje propozimin e opozitës për vettingun në politikë, ndërsa theksoin se  “Qeveria është e kontroll nga krimi, prandaj Rama refuzoi kërkesën e opozitës që edhe politikanët ti nënshtrohen Vettingut”.

LEXO EDHE:  Rama ministër i Jashtëm/ Berisha zbulon prapaskenat

Gjithashtu Basha foli edhe në lidhje me procesin e integrimit të vendit në BE. Sipas kreut të opozitë, këtë vit Shqipëria rrezikon humbjen e shansit për hapjen e negociatave.

“Këtë vit rrezikojmë humbjen e shansit për hapjen e negociatava. Në do të jemi me qytetarët për të mbrojtur shtëpitë nga aferat korruptive dhe nga dhuna qeveritare. Ne do të jemi me artistët për të mbrojtur Teatrin, do jemi me studentët për të mbrojtur kërkesat e tyre për standarde normale arsimimi”-tha ndër të tjera kreu i PD, Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Gjashtë javë para mbajtjes së zgjedhjeve/ Kandidatja sfidon Putinin, viziton Amerikën

Ksenia Sobchak, personalitete e njohur televizive ruse dhe e bija e një mentori politik të presidentit, Vladimir Putin, e ka...

Close