LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ 18 muaj pa marrë rrogat, policia terrorizon punëtorët

6 Shkurt 2018, 21:14, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se punëtorët e poçemit në Mallakastër kanë filluar protestat, pasi që prej 18 muajsh nuk kanë marrë rrogat.

Qytetari shkruan se qeveria jo vetëm nuk shkoi për të inspektuar situatën, por dërgoi policinë për ti bërë presion punëtorëve.

Postimi i plotë i Berishës:

I lene 18 muaj pa rroga dhe i terrorizojne me çunat e krimit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Persh i nderuar zoti Berisha jemi puntoret e nenstacionit te pocemit mallakaster kemi plot 18 muaj pa mar rrogat dhe protestuam dije duke ndalur nenstacionin ne shenje proteste kerkuam qe te na vinte nje nga shteti per te na dhene nje pergjigje jo qe nuk erdhen po na derguan policine dhe na ben presion se do tu fusim ne burge bile u tallen me ne ikni tua jap saliu leket une i thash kur ishte babe saliu i morem leket te gjitha me shtyti me nxoren nga porta me gjithe shoket e mi” /CNA.al

Lajmet e fundit nga