LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili: Pse nuk flet Vlahutin për asgjësimin e ONM-së?

6 Shkurt 2018, 16:39, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ngritur pikëpyetje përse ambsadorja e SHBA-ve, Romana Vlahtin nuk flet për asgjësimin e OMN.

Vasili shkruan se nëqoftëse Vlahutin është dakord me këtë që maxhoranca bën le ta thotë qartë, ndryshe çdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireformën që zbatohet në drejtësi.

Postimi i plotë:

Kush dhe çfare….e pengon zj.Vlahutin te flase per asgjesimin e ONM?

Vlahutin ndersa jep opinione per strategjine e zgjerimit te paraqitur ne Bruksel thote: “fatkeqesi qe nuk pati dakordesi per KLGJ dhe KLP”.

Çfare dakordesie pret Vlahutin?Dakordesi me shkeljen e kushtetutes dhe ligjit.Pra shkaterrim te reformes ne drejtesi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.

Çdo gje qe tha ONM,qe perfaqson BE dhe SHBA edhe ne Kushtetute, u hodh poshte nga maxhoranca e kryeministrit.

Zj.Vlahutin a duhet te biem dakord me asgjesimin e ONM dhe te votojme kandidatet e perjashtuar nga ONM?

Kush dhe cfare ju pengon te flisni qarte,pasi fjalet klishe dhe pa permbajtje po e shkaterrojne reformen ne drejtesi.

Cdo kerkese ndaj opozites per reformen ne drejtesi eshte moralisht e pa baze,politikisht pa permbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetute.

Opozita do te mbeshtete e do te votoje pa hezitim cdo kandidat qe respekton ligjin dhe opinionin e ONM.

Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM.Neqoftese Vlahutin eshte dakord me kete qe maxhoranca ben le ta thote qarte,ndryshe cdo thirrje ndaj opozites eshte thjesht alibi per antireformen qe zbatohet ne drejtesi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga