LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klientët e Kasmit/ Ja sa prokurorë, gjyqtarë dhe VIP-a, janë pjesë e listës

6 Shkurt 2018, 16:52, Aktualitet CNA

Vrasja e Devi Kasmit dhe hetimet që po bëhen për këtë rast, kanë çuar në zbardhjen e një sërë krimeve të ndodhura më herët si dhe në zbardhjen e emrave të njerëzve me pushtet, që janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Në telefonin e viktimës si dhe në kontrollin që është bërë në shtëpinë e tij, grupi hetimor ka gjetur një listë me emra të 90 klientëve, që dyshohet se janë përdorues droge apo bashkëpunëtorë të Kasmit.

Ndërmjet këtyre 90 klientëve janë prokurorë, gjykatës, oficerë të policisë gjyqësore, policë, njerëz të showbizit, drejtues të emisioneve të rëndësishme, spikerë e të tjerë.

CNA (CityNews Albania) ka mësuar se ajo që bie në sy, është se në listën e gjetur dhe sekuestruar nga grupi hetimor ka edhe nga nivelet më të larta të prokurorisë dhe gjykatës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga