LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Hajduti shqiptar arrestohet 2 herë brenda 5 ditëve

6 Shkurt 2018, 15:09, Aktualitet CNA

Fiks një javë më parë natën e së mërkurës Fatmir Bagosi 21 vjec u arrestua, ndërsa me ndihmën e një tjetër shqiptari minoren po shkulte nga muri një kasafortë për ta vjedhur.

Duke gëdhirë e hëna 5 shkurt 2018, pasi ishte lënë i lirë nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, Fatmiri u arrestua, kur tentoi të vidhte një argjendari.

Duke mos qenë shumë i kualifikuar si hajdut, ai në vend që të thyente dritaren e pasme të dyqanit të argjendarisë kishte thyer dritaren, që të nxirrte në korridorin e një pallati me shumë apartamente.

Policia krahas Fatmirit prangosi edhe bashkëpunëtorin e tij Bekim Arapin 30 vjec. Gjatë kontrollit të banesës së Bekimit u zbuluan edhe 40 gramë kanabis. Kësaj rradhe për të dy hajdutët u morr masa e sigurisë arrest me burg. /Gjergj Thanasi /CNA.al

Lajmet e fundit nga