LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtuesin e zë gjumi në timon/ Makina përfundon në lumë

6 Shkurt 2018, 07:46, Aktualitet CNA

Një aksident me pasojë plagosjen e lehtë të dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Shkallës së Zezë në Tepelenë.

Mësohet se makina në të cilën udhëtonin burrë e grua ka rënë në lumin Drino e përmbysur..

Çifti i shqiptarëve, po kthehej nga Greqia, dhe në një moment, drejtuesi i mjetit tip ?Ford? me targë AA626EJ është përgjumur.

Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, por fatmirësisht, ata kanë arritur të reagojnë në kohë, duke u hedhur nga makina.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga